KLSH padit në prokurori tre bashki të vendit, zbulohen shkeljet që janë gjetur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLSH padit në prokurori tre bashki të vendit, zbulohen shkeljet që janë gjetur

13:16 | 24/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori padi për tre bashki të vendit, Dropulli, Pukë dhe Mat, pasi janë gjetur shkelje dhe parregullsi ligjore, gjatë kryerjes së tenderave publike.

Në njoftimin e KLSH thuhet se gjatë auditimit për të tri baskitë u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, veprime me efekte negative në administrimin dhe menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3-E) për vlerën prej 271,798,000 lekë dhe dëm ekonomik në vlerën prej 2.7 milion lekë, shkaktuar si diferencë e ofertës më të ulët të skualifikuar dhe ofertës ekonomike të shpallur fituese.

Ja njoftimi i plotë:

Read more

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

KLSH DËRGON PËR VLERËSIM DHE INDICIE NË PROKURORI  BASHKITË DROPULL, PUKË DHE MAT

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programeve respektive të auditimit nr. 368/1, datë 28.05.2019, nr. 1432/1, datë 29.12.2018 dhenr. 1434/1, datë 29.12.2018, ka përfunduar auditimet në Bashkitë Dropull, Pukë dheMatpër periudhën 01.01.2017 deri më 31.12.2018, me objekt: 01.01.2017-31.12.2017 (auditim financiar) dhe për periudhën 01.01.2017-31.12.2018 (auditim përputhshmërie për prokurimet dhe të ardhurat).

Me Vendimet respektivenr. 84, datë 25.09.2019,nr. 49, datë 19.08.2019 dhe nr. 53, datë 22.08.2019, të Kryetarit të KLSH-së, janë miratuar Raportet Përfundimtaretë Auditimit dhe me shkresatnr. 368/7, datë 28.09.2019,nr.1432/8, datë 19.08.2019 dhe nr. 1434/6, datë 22.08.2019, me qëllim përmirësimin e gjendjesu janë rekomanduar BashkiveDropull, Pukë dhe Mat,masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 17.5 milion lekë dhe mungesë të ardhurash për vlerën prej 45 milion lekë.

Gjatë auditimit për tëtri bashkitëu konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, veprime me efekte negative në administrimin dhe menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3-E) për vlerën prej 271,798,000 lekëdhe dëm ekonomik në vlerën prej 2.7 milion lekë, shkaktuar si diferencë e ofertës më të ulët të skualifikuar dhe ofertës ekonomike të shpallur fituese.

I.Bashkia Dropull është dërguar për vlerësim në organin e Prokurisë, për sa i përket zhvillimit të procedurës të prokurimit ku është konstatuar se:

Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Ndërtim i rrjetit rrugor “Unaza e Pogonit”, Faza e Parë”, viti 2017, me vlerë të prokuruar prej 116,666,666 lekë pa tvsh, procedurë për të cilën është shpallur fitues BOE me ofertën më të disfavorshme ekonomike, për vlerën prej 114,343,197 lekë, ose më pak se fondi limit në shumën prej 2,323,469 lekë, procedurë e pezulluar më parë nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), pasi:

Njësia e Prokurimit, me shtyrjen e afatit kohor 1 (një) ditor ka qenë jashtë përcaktimeve të afateve kohore procedurale për paraqitjen dhe ngarkimin në SEP të ofertave dhe dokumenteve të kërkuara nga DST, duke kushtëzuar numrin e Operatorëve Ekonomik pjesëmarrës në këtë procedurë (vetëm 2); mos u dhënë mundësi atyre për të marrë pjesë në prokurim; ulur konkurrencën, dhe për rrjedhojë përjashtuar mundësinë e marrjes të ofertave ekonomike më të favorshme.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe Titullarit të Autoritetit Kontraktor, me heqjen e pezullimit të procedurës nga KPP e daton 1 (një) ditë më para se data e zhvillimit të prokurimit, ka rezutuar se ka realizuar procedurën për vetëm një ditë pas zhbllokimit nga KPP, duke u mundësuar OE të interesuar pjesëmarrjen në prokurim.

II.Bashkia Pukë, për sa i përket zhvillimit të 4 procedurave të prokurimit kuështë konstatuar se:

Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rruga auto Lumzi, Njësia Administrative Lumzi”, me fond limit 34,594,481 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 9 (nëntë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (7 të skualifikuar dhe 2 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 33,503,495 lekë.

  1. Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rehabilitimi i shëtitores Gjegjan”, me fond limit 15,000,000 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 9 (nëntë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (6 të skualifikuar dhe 3 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 12,460,515 lekë.

  1. Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rikonstruksion i shkollës së mesme “Sabah Sinani”, me fond limit 26,923,616 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 5 (pestë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (4 të skualifikuar dhe 1 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 22,967,096 lekë.

  1. Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rehabilitim i Rrjetit Ujitës te Ujëmbledhësit Kukaj, Dega Luf” Pukë”, me fond limit 25,828,429lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 12 (dymbëdhjetë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (11 të skualifikuar dhe 1 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 25,333,350 lekë.

II.Bashkia Mat, për sa i përket zhvillimit të procedurëssë prokurimit ku është konstatuar se:

  1. Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt:“Rikonstruksion i kanalit vaditës fshati Derjan, (i pjesshëm) Burrel”, me fond limit 16,666,666 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO), ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, duke skualifikuar pa të dretjë OE me ofertë më të favorshme ekonomike dhe pa asnjë mangësi në dokumentacion dhe kualifikuar dhe shpallur fitues BEO me ofertën më të lartë ekonomike dhe me mangësi të njëjta apo të ngjashme me  OE e të tjerë të skualifikuar për mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

Kualifikimi dhe shpallja padrejtësisht fitues BOE me vlerë më të lartë dhe skualifikimi i padretjë i OE me ofertë më të favorshme ekonomike dhe pa mangësi në dokumentacion ka sjell për pasojë keqpërdorim të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 2,743,534lekë,(llogaritur si diferencë ndërmjet ofertës fituese dhe asaj të s’kualifikuar).

  1. Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rikonstruksion i kanalit vaditës fshati Derjan, (i pjesshëm) Burrel”, me fond limit 16,666,666 lekë, shpallur fitues OE me ofertën më të disfavorshme ekonomike për vlerën prej 16,458,763 lekë, me diferencë nga fondi limit prej 207,903 lekë, nga ku ka rezultuar se një OE pjesëmarrës ndodhet në kushtet e keqinformimit për qëllime kualifikimi pasi ka ngarkuar në Sistemin Elektronik të Prokurimit (SEP) dokumente të rreme apo pa vërteta.

Vendimet e marra nga Njësia e Prokurimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe Titullari i Autoritetit Kontraktor,për shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë me mangësi në dokumentacionin e paraqitur, jo sipas kërkesave të DST-ve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor dhe Njësia e Hartimit të Dokumenteve të Tenderit, duke mos anuluar procedurat, apo mos shpallur fitues OE me ofertë më të favorshme ekonomike, si dhe në një rast duke mos shpallur fitues ofertën ekonomike të vlefshme, kanë sjell impakt negativ në buxhtet respektive, trajtim diskriminues dhe të pabarabartë të ofertuesve, sidhe dokumentacioni i ngarkuar në sistem nga Operatori Ekonomik për procedurën e prokurimit të realizuar nga Bashkia Mat, janë veprime në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.

Për këto shkelje, KLSH me shkresën nr. 368/8 datë 02.10.2019, ka dërguar për vlerësim dhe analizë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Njësinë e Prokurimit, Komisionin e Vlerësimit të Ofertave dhe Titullarin e Autoritetit Kontraktor, të Bashkisë Dropull dhe me shkresat respektive,nr. 1432/10 datë 19.08.2019 dhe nr. 1434/10, datë 22.09.2019,pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë dhe Mat,Indicie penalendaj punonjësve të ngarkuar me realizimin e procedurave të prokurimit të Bashkive, sidhe 1 (një) Eperatori Ekonomik.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës u ka rekomanduar BashkiveDropull,Pukë dhe Mat masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën afro 45 milion lekë.

Shënim: Në web-in e KLSH gjendet i plotë Vendimi nr. 84, datë 25.09.2019, i Kryetarit të KLSH-së për auditimin e ushtruar në Bashkinë Dropull, Vendimi nr. 49, datë 19.08.2019,i Kryetarit të KLSH-së për auditimin e ushtruar në Bashkinë Pukë dhe Vendimi nr. 53, datë 22.08.2019, i Kryetarit të KLSH-së për auditimin e ushtruar në Bashkinë Mat.

Etiketa: DropulliMatPuketre bashki të vendit

Të Lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

nga 27
21:10 | 13/03/2026
0

Një konflikt në familje ka ndodhur në Durrës. Një 91-vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e...

Para
Një rast i dyshuar me koronavirus në Kosovë, ministri: Brenda 2 orësh rezultati i analizave

Një rast i dyshuar me koronavirus në Kosovë, ministri: Brenda 2 orësh rezultati i analizave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

21:00 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –
  • “Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com