Ish zyrtaja e kryeministrisë, Alda Klosi do të njihet sot me masën e sigurisë. Seanca në ngarkim të saj do të mbahet rreth orës 10:30 në ambjentet e spitalit “Nënë Tereza”, aty ku Klosi është shtruar prej dy ditësh pas problemeve që shfaqi me tensionin.
Para pak minutash ka mbërritur në spital edhe avokati i saj mbrojtës.
Klosi akuzohet për veprat për pastrim parash, deklarim të rremë para policisë dhe fshehje pasurie ndërsa Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të.
Arrestimi i Alda Klosit erdhi pas dëshmisë së Sanitares Rozeta Dobi e cila më herët ishte arrestuar me akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove nga shtëpia e zyrtares. Një kontroll i dytë i banesës së Rozeta Dobit dhe të birit Havier Dobi zbuloi dhe 405 mijë euro të tjera.
Thellimi i hetimeve nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit si edhe pyetja për disa orë e sanitares Rozeta dobi zbuloi se gjithçka ka qenë inskenim dhe paratë e gjetura në banesë nuk ishin vjedhur por ish zyrtarja e lartë ia kishte dhënë për t’i fshehur.