Rreth 2.400 ish-të përndjekur politikë të cilët jetojnë do të dëmshpërblehen me të gjitha këstet brenda vitit 2017. Kështu ka deklaruar ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi para deputetëve në komisionine e çështjeve sociale.
Klosi shpjegoi projekt buxhetin e dikasterit të tij, i cili për vitin 2017 është planifikuar të jetë 146.39 miliardë lekë, ku një zë të rëndësishëm e përbëjnë 164.730 perosnat me aftësi të kufizuara. Por deputeti i LSI, Petrit Vasili tërhoqi vëmendjen në lidhje me vlerësimin e personave që përfitojnë nga aftësia e kufizuar.
Ministri Klosi shpjegoi se po ngrihet një bazë të dhënash ku evidentohen të gjithë personat me aftësi të kufizuara që përfitojnë mbështetje financiare, arsyet përse e përfitojnë dhe mënyra e vlerësimit.