Klajda Gjosha: Krenare për popullin që vendosi vetë. Qytetarët refuzuan masivisht zgjedhjet moniste – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Klajda Gjosha: Krenare për popullin që vendosi vetë. Qytetarët refuzuan masivisht zgjedhjet moniste

18:59 | 01/07/2019
në Shqiperi
0

Jam krenare për një popull që më në fund arriti të vendoste vetë, pa ndihmën e askujt, të delegjitimonte farsën e votimeve nën mbikqyrjen e sistemit monopartiak

Kështu shprehet ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në lidhje me zgjedhjet e djeshme të 30 qershorit.

Gjosha theksoi se dekreti i Presidentin Meta është i ligjshëm, ndërsa diskutimi për datën e zgjedhjeve i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Postimi i Klajda Gjoshës:

Në arenën politike shqiptare, dy ditët e fundit kanë qënë të mbingarkuara në fokusin e votimeve të datës 30 Qershor dhe diskutimet kanë qënë nga më të ndryshmet, që nga mënyra se si u realizuan këto votime, vetë monitorimi vetë numërimi nga Partia Socialiste dhe deri te raporti i sotëm, paraprak i OSBE-ODHIRIT!

Panorama ishte sa e trishtë aq edhe një rikthim i historisë për të gjithë ata që kanë përjetuar regjimin komunist, apo edhe një eksperiencë e re për shumë prej gjeneratës time dhe më të rinj, që nuk kanë e njohur realitetin e atyre viteve të rënda për Shqipërinë.

Megjithatë, shqiptarët dje folën me shumë dinjitet, me gjuhën e paqes dhe të respektit ndaj njëri tjetrit, duke treguar qartë se ata nuk duan të kthehen në të shkuarën, por ata besojnë te ardhmja europiane e Shqipërisë, te demokracia, pluralizmi politik dhe te e drejta për të zgjedhur të lirë dhe me alternativë! Shqiptarët nuk e pranojnë më presionin, kërcënimin për të shkuar në votime nga frika se do të humbasin vendin e punës, bukën e fëmijëve.

Jam krenare për një popull që më në fund arriti të vendoste vetë, pa ndihmën e askujt, të delegjitimonte farsën e votimeve nën mbikqyrjen e sistemit monopartiak! Jam krenare që qytetarët e këtij vendi nuk presin legjitimim apo jo të zgjedhjeve nga askush, sepse ata dinë të flasin me gjuhën e tyre paqësore për t’i treguar të gjithëve se vetëm kështu mund të ndërtohet demokracia e vërtetë.

Nëse dikush sot ka ende dilemën nëse njihen apo jo votimet e datës 30 Qershor, besoj se verdiktin e dhanë qytetarët Shqiptarë, duke refuzuar votimet në masë apo duke shprehur injorimin e tyre nëpërmjet memeve të shkruara mbi fletët e votimit! Diskutimi mbi datën e zgjedhjeve dhe dekretin e Presidentit tashmë i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese dhe jo pallavrave të politikës moniste!

Sot nis beteja e vërtetë për sistemin, për ndryshimin e politikës që përqëndrohet te vetvetja, në një politikë me njerëzit dhe për njerëzit! Opozita mund të ketë shumë gabime, por ajo sot ka vendosur një gur themeli të fortë nga ku mund të ringrihet Shqipëria, ndërsa ‘Mbreti Lakuriq’ është pasqyra më e qartë e keq qeverisjes, nga e cila të gjithë duhet të nxjerrim mësime!

Etiketa: 30 qershordekretish-ministrja e Integrimit Klajda Gjoshavotime

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Doda: Ju rrëfej se si s’e kanë për gjë të na vjedhin dhe votën

Pas takimit me Bashën/ Mesila Doda: Për protestat do të vendoset në vijim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:33 | 16/03/2026
Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

12:01 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:57 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:53 | 16/03/2026
Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:51 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com