Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve në Ferentino të Italisë, për trafikim të lëndëve narkotike. Dy shqiptarët e identifikuar si Bledi Masha dhe Fjorald Fejzo, përkatësisht të moshës 22 dhe 21 vjeç, u arrestuar pasi u kapën në flagrancë me lëndë narkotike.
Fillimisht të rinjve iu gjet 1 gramë kokainë, ndërsa më vonë gjatë kërkimimit të mëvonshëm në një rrugë të qytetit, u zbuluan më shumë se 50 doza kokaine, të fshehur në dy vezë plastike. Përveç drogës të rinjve iu sekuestrua edhe 415 euro cash të ardhura nga aktiviteti ilegal.