Kisha Katolike në SHBA drejt një dokumenti që kritikon Presidentin e dytë katolik në histori – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kisha Katolike në SHBA drejt një dokumenti që kritikon Presidentin e dytë katolik në histori

13:35 | 19/06/2021
në Bota, Kryesore
0

Nga Ruben Avxhiu

Në mbarë historinë e Shteteve të Bashkuara vetëm dy katolikë janë zgjedhur ndonjëherë në postin e Presidentit: John F Kennedy dhe Joe Biden.

Ky rikthim në krye të Shtëpisë së Bardhë i një katoliku duhej të ishte një moment krenarie për komunitetin shumë-milionësh të komunitetit katolik në SHBA, ku bëjnë pjesë edhe dhjetra mijëra shqiptarë.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Mirëpo, katolicizmi i Presidentit Biden ka qenë më shumë një temë debatesh sesa feste në radhët e katolikëve amerikanë.

Sot, një vendim i Ipeshkëve Katolikë në SHBA po dëshmon publikisht pakënaqësinë e Kishës me Presidentin e fesë së tyre.

Me një vitë 168 pro dhe 55 kundër Konferenca e Ipeshkëve Katolikëve vendosi hartimin e një dokumenti edukues që synon të fshikullojë politikanët katolikë përfshi edhe Presidentin Joe Biden që vazhdojnë të kryejnë ritin e marrjes së komunionit në kishë ndërkohë që mbështesin të drejtën e abortit.

Për Kishën Katolike aborti është thjesht vrasje e një njeriu. Për mbështetësit e të drejtës për të zgjedhur, një grua gëzon të drejtën që të vendosë nëse dëshiron apo nëse mundet që të bëhet nënë. Debati ka gati një shekull në SHBA si dhe në shumë vende të botës dhe është zhvilluar në fusha të politikës, jetës shoqërore, institucioneve ligjore e kulturore, të shëndetësisë e padyshim edhe në botën fetare.

Debate të ashpra janë zhvilluar edhe në Konferencën e Ipeshkëve të mbajtur në tri ditët e fundit, në të cilën, disa figura katolike kanë argumentuar se është e papranueshme që nga një anë politikanë si Joe Biden deklarohet në publik si katolik, ndërsa si president po zbaton programin më ekstrem në histori në favor të abortit.

Mirëpo, disa ipeshkëve kanë argumentuar se një qendrim kaq konkret thjesht do të politizojë kishën. Refuzimi i ritit të komunionit për politikanë si Biden do të politizojë ritin që ka karakter fetar dhe jepet sipas rregullave të kishës. Atë e kanë marrë në shekuj mëkatarë e njerëz me vese e të papërkryer, duke përdorur rrëfimin, pendimin dhe plot mekanizma të tjera që rregullojnë jetën e besimtarëve.

Pas votimit, Konferenca ka vendosur të hartojë një doktrinë mbi kuptimin e komunionit në jetën e kishës dhe do të paraqitet për miratim në nëntor.

Sa katolik është vërtet Joe Biden? Historia e tij është e lidhur me kishën ashtu si për shumë familje emigrantësh irlandezë. Edhe sot, ai shkon rregullisht në kishë. Për abortin, ai thotë se personalisht është kundër tij, por si president, ai respekton vullnetin e shumicës së amerikanëve dhe vendimet e Gjykatës Supreme.

Mirëpo, kritikët e tij në Kishën Katolike thonë se Biden ka nënshkruar personalisht vendime ekzekutive që zgjerojnë praktikën e abortit. Ato janë vendime të tija personale fyejnë ndjeshmëritë e katolikëve në SHBA.

Megjithatë, dokumenti që do të botojë komiteti i Konferencës nuk do ta përmendë Presidentin Biden apo ndonjë politikan tjetër me emër.

Edhe nëse vërtet në nëntor vendoset që politikanët e majtë pro-abortit nuk e meritojnë marrjen e komunionit, në praktikë do t’u lihet kishave dhe priftërinjve lokalë që ta vendosin se si do ta zbatojnë. Kardinali Wilton Gregory, kryeipeshkvi i kryeqytetit amerikan, tha se Biden ishte i mirëpritur për ta marrë komunionin në çdo kishë të juridiksionit të tij në Washington DC.

Komunioni është rituali i shenjtë i ngrënjes së bukës dhe pirjes së verës që simbolizon trupin e thyer të Jezu Krishtit dhe gjakun e tij të derdhur për të falur mëkatet e të krishterëve në këtë botë. Në jetën e përditshme në shumë kisha prej vitesh është thjesht një rutinë, në të cilën pjesëmarrja është më shumë në ndërgjegjen e besimtarit sesa në patrullimin e priftit dhe kishës.

Katolikët kanë qenë prej dekadash votues të rregullt të Partisë Demokrate në SHBA. Por në vitet e fundit, në shekullin e ri ka një zhvendosje të dukshme nga Partia Republikane. Megjithatë, në zgjedhjet e fundit presidenciale elektorati katolik është ndarë gati në gjysëm. Kjo dukuri pasqyrohet edhe në komunitetin katolik shqiptaro-amerikan.

/Gazeta Illyria/

Etiketa: abortiILLYRIAJoe BidenJohn F KennedyKisha Katolike në SHBA drejt një dokumenti që kritikon Presidentin e dytë katolik në historiRuben Avxhiu

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Ndotja e ajrit, ambientalistët: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndër vendet me ndotjen më të lartë

Ndotja e ajrit në Europë në nivele shqetesuese, mbi 400 mijë viktima në vit

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com