Të dalësh në pension nuk është një kapërcim me të cilin të gjithë mjaftohen, qoftë për rutinën e përditshme e cila ndryshon në mënyrë drastike, qoftë edhe kur ndjesia e të qënit në gjendje dhe në formë për të zhvilluar profesionin na mban gjallë.
Kur ky pretendim miratohet edhe nga përgjegjësit e departamentit, është e mundur që të na jepet e drejta të vijojmë si përherë, pikërisht si në rastin e doktoreshës Alla Ilyinichna Levushkina! Alla, kjo zonjë e nderuar 90-vjeçare, vijon ende të jetë pafundsisht e dashuruar me profesionin e saj, kirurgjinë!
Doktoresha Levushkina ka lindur më 5 Maj 1927 dhe ushtron profesionin e kirurges që në moshën 24-vjeçare…
Përgjatë gjithë viteve të jetës së saj ajo ka kryer mbi 10.000 ndërhyrje. “Të jesh mjek, nuk është një profesion, është një mënyrë të jetuari”, pohon ajo.
Edhe tani që po kap të 90-at, për të, as që mendohet të mos shkojë në spital, në fakt ajo kryen 4 ndërhyrje çdo ditë.
Nëse e pyesim për sekretin e jetëgjatësisë së saj, ajo nuk di të japë një përgjigje: “Nuk kam asnjë sekret. Thjesht ushqehem me çdo gjë, qesh dhe qaj shumë”.
Në 2017, me 66 vite përvojë mbi shpatulla, Levushkina u njoh si mjekja kirurge më e moshuar e botës dhe as që e ka ndërmend t’ia lëshojë njeriu tjetër rekordin e saj.
Meritat e saj janë njohur edhe nga Kryeministri Medvedev personalisht, që e ka dekoruar me titullin, “Për besnikërinë në profesion”.
E nëse ju erdhni në mendje të pyesnit, dora e saj është super stabël nuk shfaqe asnjë dridhje, për t’u patur zili nga çdo student i kirurgjisë në stazh.
Në Rusi është e njohur edhe për shkak të një fakti tjetër kurioz sepse kur operon ajo përdor gjithnjë një stol: ajo është 150 cm e gjatë!
Sikur të gjitha këto të mos mjaftonin për një 90-vjeçare, Levushkina kujdeset edhe për nipin e saj me aftësi të kufizuara dhe për 8 macet e saj.
Energjia e saj është vitale për skuadra e reja të kirurgëve me të cilët punon: është e para që e qetëson një pacient apo një kirurg të ri në profesion.
/Konica.al/