Marrëveshja, miratim unanim nga Bordi i Drejtorëve të Bankers
Kompania Bankers do të shitet për 407 milionë dollarë tek një kompani e madhe kineze. Njoftimi i publikuar në faqen e Bankers thotë se marrëveshja me kinezët ka marrë miratim unanim nga Bordi i Drejtorëve të Bankers. Bankers Petroleum, kompania që ka me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare se është në një marrëveshje përfundimtare me Charter Power Investment Limited për shitjen e të gjitha aksioneve të Bankers me një çmim cash prej 2.20 për aksion. Blerësi dhe Charter Power është degë e Geo-Jade Petroleum Corporation, një nga kompanitë më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës në Kinë. Marrëveshja e vlerëson Bankers në rreth 407 milionë dollarë amerikanë. Në njoftimine kompanisë thuhet se Marrëveshja ka marrë miratimin unanim të Bordit të Drejtorëve të Bankers dhe të stafit menaxhues. Geo-Jade është një nga kompanitë më të mëdha të pavarura të prodhimit dhe eksplorimit, e listuar në Bursën e Shangait, me një vlerë kapitalizimi të tregut më të madhe se 3.6 miliardë dollarë. Geo-Jade ka bërë investime të suksesshme nafte dhe gazi në mbarë botën dhe asetet e saj kryesore janë të vendosura në Azinë Qendrore, Amerikën e Veriut dhe Kinë.