Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns, i ka bërë thirrje këtij shteti që të jetë “më i sinqertë” për origjinën e koronavirusit.
Komentet e tij kanë ardhur një ditë pasi mediat amerikane kanë raportuar se një agjenci federale ka gjetur se ky virus mund të ketë dalë nga një laborator në Vuhan.
Ministria e Jashtme kineze ka thënë se origjina e virusit “i përket shkencës dhe nuk duhet politizuar”.
Mediat amerikane kanë thënë se në një raport të Departamentit amerikan të Energjisë – i cili është përpiluar në bazë të informacioneve të klasifikuara – është ardhur në përfundim, ndonëse “me siguri të vogël”, se virusi ka dalë nga laboratori.
Ky departament pati thënë më parë se nuk është i vendosur për origjinën e koronavirusit.
Në disa studime tjera që janë kryer në të kaluarën, është thënë se koronavirusi mund të ketë kaluar nga kafshët te njeriu, në një treg me ushqime të detit në Vuhan të Kinës.
Zëdhënësi për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë të hënën se ende nuk ekziston një vendim përfundimtar.
“Qeveria amerikane nuk ka ardhur te ndonjë përfundim definitiv lidhur me origjinën e koronavirusit”, ka thënë ai, pasi është pyetur për raportin e fundit të Departamentit të Energjisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.