Luanët e kopshtit zoologjik janë nisur sot nga Tirana drejt Holandës.
Pasi u morën nga një kopsht zoologjik privat në Fier, ata u transferuan në kopshtin zoologjik të kryeqytetit, ndërsa gjatë të martës, u transferuan për në Holandë.
Fotot e luanëve bënë xhiron e botës disa javë më parë. Daily Mail ka dedikuar një artikull se si përveç luanit edhe kafshë të tjera si zebra, një ari apo një ujk i dobët, gjithashtu jetojnë të izoluar dhe pa ushqim në këto kafaze, në kopshtin zoologjik privat.
“Ky luan kockë e lëkurë vuan nga një infeksion i syrit dhe mbahet në kushte të keqija dhe duket i paushqyer”, shkruhet në artikull.


