Këta s’të lënë të qetë as në varr… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këta s’të lënë të qetë as në varr…

21:17 | 31/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Ermira Bicaj

Jam një qytetare e thjeshtë e vendit tim që punoj në administratë publike. Për faktin që nuk kam orar pune aq të ngarkuar, kohën e lirë të mbetur nga tetë orarshi zyrtar e kaloj në internet. Këto dy ditët e fundit, ashtu sikurse dhe shumë të tjerë besoj, nuk i shihja dot ato rrjete sociale ku jam aktive, për shkak të ndarjes se parakohshme nga jeta të një figure publike të njohur, të një vajze që edhe pse nuk e kam njohur personalisht, kam gëzuar respekt  dhe simpati të veçantë për të, për faktin se për mua simbolizonte vajzën luftarake dhe mospërfillëse ndaj fosileve të mentalitetit, mbi bazën e të cilit vazhdojmë e rregullojmë ca marrëdhënie njerëzore. Keqardhje e papërshkrueshme!

Po nuk e fsheh dot më neverinë për këto fëlliqësira portalesh që nuk lanë veprim e mosveprim, fjalë e heshje, lot e buzëqeshje, minutë e sekondë pa komentuar e publikuar. Çfarë ndodhi, si, qysh, kur…. O Zot, nuk mund ta perceptoj dot si vazhdojnë ende e shkruajnë për një ngjarje të tillë. E ndjera iku! U varros. Ç’ka më për t’u diskutuar këtu? Lejomëni të përmend përciptazi disa tituj portalesh:

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Shkaku i vdekjes (disa versione të publikuara)”, “Ja mesazhi i shoqes”, “Ja dhe mesazhi i ish-it”, “Ja dhe sjellja e tij, kur mori lajmin”, “Ja mesazhet e fundit”,  “Ja vendi, ku ishte për herë të fundit, “Ja çfarë synonte”, “Ja çfarë arriti e çfarë nuk arriti”, “Ja homazhet”, “Ja kush mori e kush nuk mori pjesë”, “Ja pse nuk do marrin pjesë familjarët”, e të tjera, e të tjera. Madje, publikime nga portale qe nuk kanë pikë lidhjeje me kronika të tilla (faqe make up-i për shembull).

E di çfarë mendoj pas gjithë këtyre shkrimeve? Mendoj për persona që u rrinë gati ngjarjeve vetëm e vetëm për t’i publikuar, për të marrë klikun, për të fituar para. Persona që nuk duan t’ia dinë për asgjë tjetër, vetëm per klikun, për atë dreq kliku, dhe për xhepat e tyre. Po këta persona që shpesh i dëgjon të flasin për të drejta, për liri shprehjeje dhe që në fund, mendojnë vetëm për xhepat e tyre.

Njerëz të ligj!

Të tilla raste duan sa më pak fjalë boshe, duan të tregoheni pak të mëshirshëm para së gjithash, të merrni parasysh se ka persona që preken prej tyre. Merrni parasysh se jo gjithçka që dëgjoni të flitet është e vërtetë dhe të pavërtetat nuk bëhen lajm. Jo çdo gjë duhet publikuar, aq më tepër për ceremoni mortore. Mendoni pak më shumë me njerzillëk, dreqi e mori, se nuk bëhen eksperimente me të këtilla gjëra. Mendoni pak para se të shkruani për këto ngjarje e lërini të ndjerët të qetë për atje ku janë nisur.

Etiketa: ceremoni mortoreErmira BicajfosileKëta s’të lënë të qetë as në varr...make uptetë orarshi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Sulmi në New York, shkon në 8 numri i viktimave

Sulmi në New York, shkon në 8 numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com