Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kessie dhe Strakosha me koronavirus, e zbulon ish-futbollisti (Film)

Nga Klodiana 0

Ish-futbollisti i Torino dhe Bari, Massimo Brambati,  ka zbuluar se portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është me koronavirtus, sikurse edhe mesfushori i Milan, Franck Kessie.

Në një lidhje direkte në Instagram me gazetaren Giovanna Martini, Brambati shprehet se për Strakoshën thonë se ka një dëmtim në këmbë, por jo nuk është e vërtetë, ai ka bërë një test dhe ka dalë pozitiv.

“Janë dy lojtarë, një nga Milani dhe një nga Lazio, të cilët kanë dalë pozitivë me koronavirus. I Lazios është Strakosha dhe për të thonë se ka një dëmtim në këmbë. Kjo nuk është e vërtetë. Ai ka bërë një test dhe ka dalë pozitiv.Nuk e di në lidhje me dëmtimin e Ibrahimovic, por Kessie i Milanit. Meqenëse u kthye nga Afrika së bashku me Gervinho, edhe ai është futur në karantinë”, ka deklaruar Brambati.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej