Opozita dhe mazhoranca janë dakordësuar për të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Politik.
Edhe pse mbledhja nuk ishte parashikuar për të premten, opozita e ka konfirmuar pjesëmarrjen në tryezë në orën 12:00.
Ngërçi midis mazhorancës dhe opozitës qëndron te mënyra se si do të organizohen koalicionet paragjedhore.
Sot pritet që palët të paraqiten me propozime, ndërkohë që ODIHR ka deklaruar se do të ofrojë asistencën e nevojshme nëse kjo i kërkohet nga partitë politike.