KESH, 2 tenderë në 24 orë/ 28.6 mln euro për blerje energjie më shtrenjtë se bursa – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KESH, 2 tenderë në 24 orë/ 28.6 mln euro për blerje energjie më shtrenjtë se bursa

16:06 | 06/08/2022
në Kryesore
0

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka nisur gushtin me shpenzime marramendëse, duke hapur një sërë tenderësh brenda pak ditësh për të blerë energji. Pesë ditë më parë Gijotina.com denoncoi se si KESH po blen energjinë për gushtin shumë më lartë se çmimi në bursa.  Ndërkohë, KESH në vend të reflektojë, ka hapur brenda 24 orëve 2 tendera të tjerë që kapin vlerën e 28.6 milionë eurove.  Çka evidentohet lehtë se, çmimi me të cilin është siguruar sasia më e madhe është ndjeshëm më i lartë.

Mëngjesin e sotëm KESH hapi një tender, përmes të cilit bleu 10 152 Mwh, me një çmim mesatar prej 408.37 euro/Mwh. Ndërkohë që, pak orë më parë janë publikuar procedurat  për kryer një tjetër procedurë blerje me datë 8 gusht për 50 754 Mwh, me një çmim mesatar prej 482.34  euro/MWh apo rreth 74 euro më shtrenjtë se procedura e 2 ditëve më parë.

Në total, për këto 2 blerje janë shpenzuar rreth 28.6 mln euro, teksa fatura vetëm për muajin gusht përllogaritet në 46.6 mln euro. Blerja e energjisë me baza ditore apo javore ka prekur drejtpërdrejt Korporatën Elektorenergjetike Shqiptare nga rritja e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare. Kjo pasi, mungojnë kontratat afatgjata për blerjen e energjisë, që mund të ishin siguruar në periudha kur çmimet ishin më të favorshme.

Read more

Tre kate të ndërtuara pa leje, konfiskohet një pallat 12-katësh në Tiranë –

Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme –

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën –

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndë rron jetë 29-vjeçari (Emri) –

Sigurimi i kontratave afatgjata të energjisë deri në 3 vjet ishte një nga pikat kryesore të vendimit të qeverisë, që u miratua në tetor të vitit të kaluar në kuadër të emergjencës së furnizimit me energji të shpallur nga Këshilli i Ministrave e që synonte përballimin e situatës. Por, pavarësisht kësaj ai nuk është zbatuar, teksa fatura për blerjen e energjisë deri më tani, sipas shifrave të publikuara nga KESH së bashku me 2 blerjet e fundit për gushtin përllogaritet në 235.6 mln euro.

Sikur e cekëm më lartë,  Gijotina. com ka denoncuar më herët se, KESH ka blerë rreth 18 mln euro energji elektrike për të plotësuar nevojat e vendit për konsum vetëm  për një javë. Në bursa energjia ka arritur çmime rekord ku një megavat/orë është shitur me mbi 500 euro kjo ka detyruar korporatën elektroenergjitike që të rihapë një tender të dytë për të plotësuar kërkesën. Ndërkohë që prurjet në Fierzë kanë rënë ndjeshëm për shkak të mungesës së reshjeve. Energjia elektrike ka arritur nivele rekord në bursa ku një megavat po shitet me mbi 500 euro. Korporata Elektroenergjitike vetëm për 8  ditë është detyruar që të realizojë dy tenderë për të siguruar energjinë e nevojshme dhe në total ka blerë rreth 18 mln euro.

Sipas të dhënave të bëra publike, në tenderin e parë është blerë rreth 15 mln euro energji dhe 3 mln euro në tenderin e dytë. Në procedurën e parë energjia është blerë me 521,7 euro për megavat ndërsa në të dytën është arritur një çmim më i lirë dhe energjia është siguruar me 474 euro.

 

 

 

Etiketa: abuzimenergjiKESHkostoKryesore1tendere

Të Lidhura

Tre kate të ndërtuara pa leje, konfiskohet një pallat 12-katësh në Tiranë –

Tre kate të ndërtuara pa leje, konfiskohet një pallat 12-katësh në Tiranë –

nga 27
09:43 | 13/05/2026
0

Policia  dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit kanë konfiskuar për interes publik një objekt banimi dhe shërbimi në rrugën “Llukë...

Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme –

Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme –

nga 27
09:31 | 13/05/2026
0

Nga janari deri në maj, procesi gjyqësor kundër ish-kreut të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi ka kaluar nga njëra shtyrje në...

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën –

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën –

nga 27
09:15 | 13/05/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku një i ri ka humbur...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndë rron jetë 29-vjeçari (Emri) –

nga 27
09:07 | 13/05/2026
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e vona të së martës, në zonën e Katundit...

Para

U shtrua në spital pas sherrit me burrin, gruan s’e mbajnë nervat, godet dhe mjekun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tre kate të ndërtuara pa leje, konfiskohet një pallat 12-katësh në Tiranë –

Tre kate të ndërtuara pa leje, konfiskohet një pallat 12-katësh në Tiranë –

09:43 | 13/05/2026
Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme –

Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme –

09:31 | 13/05/2026
Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën –

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën –

09:15 | 13/05/2026
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndë rron jetë 29-vjeçari (Emri) –

09:07 | 13/05/2026
Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania” –

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania” –

08:31 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Tre kate të ndërtuara pa leje, konfiskohet një pallat 12-katësh në Tiranë –
  • Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme –
  • Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën –
  • Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndë rron jetë 29-vjeçari (Emri) –
  • Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania” –
  • “Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tre kate të ndërtuara pa leje, konfiskohet një pallat 12-katësh në Tiranë –
  • Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com