Kërkuan të miratohet marrëveshja e “Zgjedhores”, PE fshin deklaratën e eurodeputetëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkuan të miratohet marrëveshja e “Zgjedhores”, PE fshin deklaratën e eurodeputetëve

06:34 | 17/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Në faqen e Parlamentit Europina është hequr deklarata e përbashkët e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (EPP, DE), Raportuesi për Shqipërinë Isabel Santos (S&D, PT) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (EPP, EL).

Eurodeputetët kërkonin nga Kuvendi i Shqipërisë të miratojë me shpejtësi Marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore duke theksuar se çdo modifikim i marrëveshjes, pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian.

Mirëpo, pak orë më vonë pas publikimit, deklarata nuk gjendet më në faqen online të PE.

Read more

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Deklarata e plotë e Eurodeputetëve që u fshi:

Shqipëria rrezikon shumë, paralajmërojnë Europarlamentarë kryesorë. Në një deklaratë të përbashkët tre Europarlamentarët dërgojnë një mesazh të fortë: Nëse Shqipëria dëshiron të hapë negociatat, duhet të përmbushë angazhimet.

•
Zbatimi i plotë i marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore, e cila është cilësuar si shumë e nevojshme për fillimin e negociatave
•
Qeveria dhe opozita duhet të ruajnë konsensusin ndër-partiak
Në një deklaratë të përbashkët, tre eurodeputetët dhanë një mesazh të fortë: Nëse Shqipëria dëshiron të fillojë negociatat për pranimin në BE, ajo duhet të zbatojē angazhimet e saj.
Në një deklaratë të përbashkët, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (PPE, Gjermani), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (Socialistët Europianë, Portugali) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (PPE, Greqi) i kërkuan Parlamentit shqiptar të miratojë sa më shpejt Marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.
Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për rrjedhojë të ngadalësojë procesin e integrimit europian.
Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit. Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara. Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës.

Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë (llogaridhënies) së institucioneve që janë të domosdoshme për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Historiku

Shqipëria paraqiti kërkesën për anëtarësim në vitin 2009 dhe iu dha statusi i kandidatit në vitin 2014. Këshilli vendosi të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 25 mars 2020, pas propozimeve të Komisionit për një metodologji të rishikuar për zgjerimit.

Në qershor të vitit 2020, Komisioni paraqiti draft-projektin për bisedimet që, pasi të finalizohen, do të përdoren për të negociuar anëtarësimet në BE të dy vendeve të Ballkanit. Shtetet Anëtare të BE-së duhet të miratojnë këto dokumente dhe Presidenca e Këshillit do t’i paraqesë ato në fillimin e negociatave të pranimit. Publikimi i raporteve të zgjerimit të Komisionit Evropian për vitin 2020 është shtyrë deri në vjeshtë për shkak të pandemisë COVID-19./Abcnews

Etiketa: Fshijet dekkarata e eurodeputetveParlamenti Europian

Të Lidhura

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

nga 27
18:53 | 16/03/2026
0

Ka nisur Foltorja, përpara Kryeministrisë. Edhe këtë të hënë kreu i PD Sali Berisha, ka mbajtur protestën e radhës, ku...

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

nga 27
18:15 | 16/03/2026
0

Vllaznia dhe Elbasani shfaqen si dy pretendentë kryesorë, për fitimin e titullit kampion. Të dyja ekipet janë me pikë të...

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

nga 27
17:53 | 16/03/2026
0

Kompania Sigal e Avni Ponarit zotëron shumicën e tregut të sigurimit dhe e ruan këtë monopol përmes AMF dhe Autoritetit...

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

nga 27
17:07 | 16/03/2026
0

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Para
Qeveria përpjekje për të ndalur vendimet e Strazburgut për pronat

Kandidate për Gjykatën e Lartë/ ILDKPI, dyshimet e forta mbi pasurinë e Alma Hickës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com