“Kërkim botësh të fshehta”- Entela Kasi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kërkim botësh të fshehta”- Entela Kasi

12:20 | 30/10/2021
në Gossip, Kryesore
0

/ p a l i m p s e s t /

Nga Salajdin Salihu

E bukura flet vetë dhe nuk mund të komentohet nëpërmjet gjuhës së
zakonshme. Me gjuhën e zakonshme flet mendja. Me gjuhën e poezisë flet
shpirti. Gjuha e poezisë, artit, siç thotë një studiues, mbart informacion të
shkallës më të lartë. Komentimi i “gjuhës së harruar” me gjuhë të
zakonshme është përpjekje me rrezik, prandaj shkrimet e mia për poezinë
shpesh i kam quajtur palimpseste, përfshirë edhe shkrimin për poezinë e
poetes dhe prozatores Entela Safeti – Kasi, një emër i respektuar në sistemin
tonë letrar, libri më i ri i së cilës është i veçantë për ndjeshmërinë dhe
shprehjen poetike.
Palimpsesti është dorëshkrim në papirus apo pergamenë, ku është
fshirë teksti paraprak dhe mbi të është shënuar një tekst i ri.
Në këtë palimpsest timin është fshirë poezia dhe është shkruar me
gjuhë të zakonshme diçka për të fshirën.
E bukura është brenda palimpsestit. Autorit të tekstit i mbetet
ngushëllimi se nëpërmjet këtij shkrimi mund ta nxis lexuesin të sheh pjesën
tjetër të ajsbergut; ta lexojë poezinë e Entela Safeti – Kasit, duke zbuluar
shtresa të shumta të saj.

Read more

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet –

Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale –

Poezi e Entela Kasit na shpërfaq shumë imazhe për të cilat edhe mund
të kemi menduar se i janë fshirë botës sonë. Këta imazhe mund të jenë
ndryshe prej atyre që i "vizaton" autorja me ngjyra malli, dashurie,
zhgënjimi, pikëllimi apo shprese. Alen Boske thotë se poezia mundëson
takimin e vetëdijes së poetit me të lexuesit, i cili teksa e lexon një poezi, ai
njëkohësisht e lexon vetveten.
Njeriu i mbart me vete edhe kohërat e ikura, bashkë me imazhet,
tronditjet, dashuritë e tyre. Poezia si kthim drejt vetvetes shpesh bëhet
shpëtim dhe mundësi për të zbuluar botët e fshehta, botën e fëmijërisë, të
vendlindjes, imazhet e së cilës i mbartim me vete ku(r)do. Ato e freskojnë
jetën kur sundohet nga rutina, refreni dhe pagjuhësia. Na krijojnë një
paralele ndërmjet dy botëve të ndryshme. Këto imazhe poeti i ringjall dhe i
ripërmason nëpërmjet “gjuhës së harruar”, nëpërmjet poezisë, sikurse këtë e
bën me mjeshtri edhe poetja Entela Kasi, në një mënyrë mbresëlënëse dhe
me gjuhë mjeshtërore.
“Bota tjetër” është botë qetësie, e paqtë, me shpresa, iluzione, dëshira
e vizione të një qenie të brishtë. Entela Safeti – Kasi e paraqet këtë botë
imazhesh artistikisht, me dashuri të thjeshtë njerëzore, si çdo dashuri që s'e
duron komplikimin e panevojshëm. Në këtë botë e kërkon një ëndërr për
shpirtin e mbushur me dhembje e zhgënjime. Njeriu ka nevojë për ëndrra,
sepse siç thotë një varg popullor, kur na lëshojnë ëndrrat, na kapin dhimbjet.
Poetët i rrëfejnë ëndrrat e tyre nëpërmjet një gjuhe simbolike.
Bota e mëpastajme, e të rriturve, mjerisht, është shpërfytyruar, është e
egër, ngulfatëse, e dehumanizuar esencialisht. Ajo sundohet nga bezdia,
makutëria, rutina, refreni, trivialiteti, uniformiteti. Aty ka humbur ekuilibri

ndërmjet faktorit shpirtëror e material. Aty shëmtia kudo ka lënë gjurmët e
saj. Është "ishull i shkretimit", me "gjurmë pikëllimi" e me ndonjë
"thërrmijë parajse". Është botë pa përralla gjyshesh, pa nanurisje ëndrrash e
pa ninulla. Kjo botë shfaqet e trishtë në poezinë "Daullet prej lëkure
njerëzish". Turma endet si somnambul. Aty ka kupa helmi, varreza zogjsh,
lavdi të rrejshme, ikanakë pa adresë, që ikin nga bota dhe nga vetvetja. Në
këtë botë "liria arratiset nga çdo qenie njerëzore", "pikëllimi hedh rrënjë",
ka "skena të marrëzisë së përhershme", “askush nuk lëndon ëmbëlsisht”,
“s'ka perla puthjesh”, ka rrugë të trishta dhe muzgje trishtimi gri.
Entela Safeti – Kasi shpesh e shfrytëzon një bazament për lartësimin e
kështjellës së saj poetike. Janë baladat popullore, gatuar prej dashurisë e
dhembjes së autorëve të paemër. Atyre u vesh petk të ri ndjeshmërie të thellë
femërore. U jep tjetër frymë e tjetër shpirt.
Autorja beson në fuqinë e dashurisë. E do një jetë, që nuk i mungon
kjo ndjenjë, sepse "kur dashuria humb, zogjtë bien gjithkund".
Me mjeshtërinë e saj arrin të krijojë "një mozaik ëndrrash e rrënjësh",
me "kopertina gjethesh", me "fletë druri", ku "e pathëna thuhet pa frikë".
Fryma e poezisë së saj është skajshmërisht humane. Njeriu është gjithçka.
Është krahu i "shkëputur prej engjëlli", fati i të cilit është shkruar në një
perlë. Jeta e tij kuptimësohet nëpërmjet dashurisë, qoftë kjo dashuri çasti.
Kohëzgjatja ka tjetër kuptim në dashuri. Mjafton një çast që vlen sa një jetë.
Një çast që fiksohet përgjithmonë në kujtesë. Apo sikurse thotë poetja: "më i
rëndë se ndarja qenka harrimi", që ta kujton vargun e bukur të Nerudës: “sa
e shkurtër dashuria, sa i gjatë harrimi”. Ashtu siç në një botë pa dashuri
mund të ndodh një jetë, që nuk ka se çfarë t'i kujtosh, madje as një çast.

Libri i Entela Safeti – Kasit na zbulon botë të fshehta, brenda e jashtë
nesh. Na zbulon nëpërmjet “gjuhës së harruar”. Na e vë pranë këtë botë, siç
Hamleti vë një pasqyrë, për të parë të zitë e botës ku gjallojmë. E këtë e bën
me mjeshtri prej poeteje. E për ta shijuar këtë mjeshtri mjafton që të shohim
diku më thellë në palimpsest.

Etiketa: "Kërkim botësh të fshehta"Entela KasiPalimpsestSalajdin Salihu

Të Lidhura

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

nga 27
14:46 | 13/05/2026
0

Alis Kallaçi i cikli përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të ngjitet në skenë nesër mbrënma me këngën “Nan”. Performanca e tij...

A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

nga 27
14:32 | 13/05/2026
0

Spanja vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse, duke ofruar një kombinim të qyteteve me trashëgimi kulturore, plazheve mesdhetare, eksperiencave...

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet –

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet –

nga 27
14:28 | 13/05/2026
0

Mbrëmjen e djeshme ka skaduar afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7...

Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale –

Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale –

nga 27
14:02 | 13/05/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, integrimit në BE është peng i Ramës dhe asaj që ai...

Para
Rrëfehet Zuckerbeg: Ja përse e ndryshova emrin e Facebook në “Meta”!

Pse “Meta” është një ngjarje jashtëzakonisht më e madhe se sa thjesht ndryshimi i emrit të “Facebook”

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

14:46 | 13/05/2026
A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

14:32 | 13/05/2026
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet –

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet –

14:28 | 13/05/2026
Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale –

Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale –

14:02 | 13/05/2026
Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –

Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –

13:48 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –
  • A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –
  • Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet –
  • Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale –
  • Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni –
  • Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –
  • A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com