Kërcënohet me jetë nëpërmjet mesazheve në celular Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.
Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar autorët dhe rrethanat.
Kujtojmë që Agim Ismaili është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në shkurt të këtij viti.
Ismaili ka mbajtur vite më parë, postin e drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Ushqimit, postin e nëndrejtorit të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.