Mediat greke kanë bërë publik lajmin se është kërcënuar me vdekje Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias.
Kotzias është kërcënuar përmes një letre anonime, në të cilën shkruhej se “Kemi tre plumba për ju”.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur autorët e kërcënimit të ministrit të Jashtëm të Greqisë.