“Këngën tonë ia dha…”, vëllezërit Stefi zbulojnë sherrin me Flori Mumajesin

0
42

Endri dhe Stefi Prifti nuk kanë një raport të mirë me Flori Mumajesin sikurse është zbuluar prej vitesh. Së fundmi Stefi i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ka treguar se e gjithë historia ka nisur nga një këngë që kantautori do u bënte atyre dhuratë, por Endri dhe Stefi patën vonesa për arsye të ndryshme familjare, derisa kaloi në neglizhencë. Kjo nuk u prit mirë nga Flori i cili ia kishte dhënë dikujt tjetër këngën.

“Ka kaluar vite dhe ne jemi në një distancë qëndrimesh. Ka qenë një ngjarje e para 11 viteve. Më përpara kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Florin. Marrëdhënie që kapërcenin edhe ato artistike, ishin shumë shoqërore. Takoheshim, grupoheshim. Pra ishin marrëdhënie të shkëlqyera.”

Gjithashtu, në fjalën e tij Stefi e ka pranuar që e gjitha ishte një neglizhencë nga ana e tyre.

“Arsyet pse u ndërpre kjo marrëdhënie…unë marrë një pjesë të fajit. Ka qenë neglizhenca jonë. Ndoshta edhe objektive. Por, kur jeton larg edhe keqkuptohesh. Flori na kishte bërë një këngë dhuratë, na pëlqeu shumë. Por duhej realizuar. Për arsye familjare kjo këngë u shty për shumë kohë, e kaloi vitin.”

Së fundmi, ai shprehet se mbas një periudhe kohe kur kanë vendosur të rikthehen në botën artistike ai këngën ja kishte dhënë dikujt tjetër, kështu kjo situatë ka bërë që të ketë hatëmbetje nga të dyja palët.

“Kur unë dhe Endri u rikthyem në botën tonë artistike, kishim planifikuar ta fusnim këtë këngë në albumin tonë. Por ai ia kishte dhënë këngën dikujt tjetër dhe këtu pati një hatërmbetje nga të dyja palët. Por nuk ishim kaq aktiv dhe ta respektonim kohën krijuese.”

Ai tha se nuk mbaroi e gjitha me kaq pasi ata kanë pasur edhe një debat tjetër. Stefi përmend një bisedë me Flori Mumajesin në telefon, pas një debati në “Kënga Magjike”.

“Më pas patëm një debat edhe në “Kënga Magjike”, ku Flori u paraqit me një këngë të Artiolës dhe Brunos. Ishte çështje koncepti. Unë e shikoja se ishte një këngë shumë e bukur por jo për një festival modern. Aty më mori në telefon ku patëm një debat jo fyerës.”