Kemi bërë 40 denoncime, shefi i Komisariatit na kërcënon – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kemi bërë 40 denoncime, shefi i Komisariatit na kërcënon –

12:54 | 08/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Dhuna që pjesëtarë të fisit Rraja ushtruan ndaj dy banorëve të Borizanës, pasi këta të fundit ishin ankuar se nga shpërthimet në gurore po u shkatërroheshin banesat, duket se ka nxjerrë zbuluar të gjithë kupolën drejtuese të Policisë në Fushë-Krujë.

Banorë të Borizanës duket se kanë thyer frikën pasi kanë parë skenat se si dy bashkëqytetarë të tyre, pjesëtarë të fisit Maja janë dhunuar barbarisht me shkopinj bejsbolli e qyta armësh nga të paktën 10 persona, mes të cilëve edhe djali i deputetit Rraman Rraja dhe dy vëllezërit e ligjvënësit socialist.

Report Tv ka transmetuar intervistat e banorëve, ku njëri prej tyre shprehet se fisi Rraja i kërcënon se do i vrasin e do i dhunojnë në rast se ankohen për guroret. Banorët thonë se shpërthimet në gurore janë bërë shqetësuese dhe se po dëmtohen banesat që i kanë ndërtuar me djersë.

“Problemi është të marrë masa shteti. Ta bllokojë përkohësisht, për turpin e dy djemve. Gurorja ka nja 2 muaj që ka ardhur, se ne s’kemi pas probleme. Kur erdhi firma Shijaku dhe Rraja, u bënë nja 20-30 gurore. Dy çunat e lagjes sonë s’na kanë bërë probleme që kanë gurore, ky na thotë do ju rrah, do ju vras”, tha banori për Report Tv.

Ai thotë se nëse shteti nuk do marrë masa, dy anëtarët e fiseve Rraja e Maja do të vriten me njëri tjetrin.

“S’kemi punë as me fisin Rraja, as me askënd, duam shtëpitë tona që i kemi bërë me djersë”, vijoi ai.

Banori thotë se kanë bërë 40 denoncime në komisariat për guroret, por nuk është marrë asnjë masë. Madje ai pretendon, se shefi i komisariatit u ka thënë të mos ankohen e të mos bllokojnë punën në gurore se do t’i arrestojë.

“Sipas rregullave të shtetit shqiptar kemi bërë 40 denoncime. Shteti fle gjumë. Ne nuk kemi asnjë problem  me asnjë fis, as me Rrajtë. Por unë si banor, kam kërkuar të merren masa të paktën ti bllokojnë për monentin. Këtë apel e kam bërë në Report TV edhe para një muaji. Na me zor mbajmë fëmijët me bukë jo më të na prishin shtëpitë”, thotë ai.

Banorët shpesh kanë bërë protesta për punën në gurore dhe dëmet që u shkakton, por për Report Tv një prej banorëve tha se janë shuar pasi kanë marrë ryshfet që mos të protestojnë.

Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.

Read more

Gara për kreun e PD/ Sot skadon afati për kandiaturat! Salianji, Balliu e Kokalari depozitojnë kandidaturën –

41 vrasje në një vit, Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë në Europë –

Këmbimi valutor 30 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

E rëndë në Itali! U shtyp nga betonierja dy ditë më parë, ndërron jetë në spital punëtori shqiptar –

Të Lidhura

nga 27
09:04 | 30/04/2026
0

Sot në orën 12:00 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike, ku Sali Berisha duket se...

41 vrasje në një vit, Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë në Europë –

41 vrasje në një vit, Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë në Europë –

nga 27
08:18 | 30/04/2026
0

Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Europë për numrin e lartë të vrasjeve të qëllimshme, në raport me...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 30 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 30/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

E rëndë në Itali! U shtyp nga betonierja dy ditë më parë, ndërron jetë në spital punëtori shqiptar –

E rëndë në Itali! U shtyp nga betonierja dy ditë më parë, ndërron jetë në spital punëtori shqiptar –

nga 27
08:02 | 30/04/2026
0

Një punëtor 50-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas dy ditësh në gjendje të rëndë në spital, pasi u...

Para
Ylli i njohur i këngës, Dua Lipa nuk ndalet me fotot nga pushimet e saj (Foto dhe video) –

Ylli i njohur i këngës, Dua Lipa nuk ndalet me fotot nga pushimet e saj (Foto dhe video) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gara për kreun e PD/ Sot skadon afati për kandiaturat! Salianji, Balliu e Kokalari depozitojnë kandidaturën –

Gara për kreun e PD/ Sot skadon afati për kandiaturat! Salianji, Balliu e Kokalari depozitojnë kandidaturën –

09:04 | 30/04/2026
41 vrasje në një vit, Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë në Europë –

41 vrasje në një vit, Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë në Europë –

08:18 | 30/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 30 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:04 | 30/04/2026
E rëndë në Itali! U shtyp nga betonierja dy ditë më parë, ndërron jetë në spital punëtori shqiptar –

E rëndë në Itali! U shtyp nga betonierja dy ditë më parë, ndërron jetë në spital punëtori shqiptar –

08:02 | 30/04/2026
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë –

07:58 | 30/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Gara për kreun e PD/ Sot skadon afati për kandiaturat! Salianji, Balliu e Kokalari depozitojnë kandidaturën –
  • 41 vrasje në një vit, Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë në Europë –
  • Këmbimi valutor 30 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • E rëndë në Itali! U shtyp nga betonierja dy ditë më parë, ndërron jetë në spital punëtori shqiptar –
  • Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 30 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gara për kreun e PD/ Sot skadon afati për kandiaturat! Salianji, Balliu e Kokalari depozitojnë kandidaturën –
  • 41 vrasje në një vit, Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë në Europë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com