Çfarë ju do të duhet:
1 kuti përzierje e gatshmë për kek me të gjithë përbërësit për ta përgatitur
1 kg luleshtrydhe të freskëta
Krem pana
3 lugë sheqer pluhur
Përgatitja
Përgatisni masën për kekët e vegjël dhe ndërsa ata piqem, prisni gjysmën e luleshtrydheve në copa të vogla fare. Lini mënjanë të paprera aq luleshtrydhe sa kekë të vegjël po piqni, pra 6 ose 12 sipas tepsisë me forma që keni ju.
Në një tas, rrihni kremin pana bashkë me luleshtrydhet e prera dhe tre lugë sheqer deri sa të bëhet kremoze.
Kur të jenë ftohur kekët, hapni një vrimë në mes secilit dhe vendosni nga një luleshtrydhe që i keni hequr më parë bishtin. Lart hidhni kremin e përgatitur.
Nëse do të ftoni dikë për darkë ose do e bëni për fëmijët do të jetë një suprizë e bukur kur të kafshohet keku dhe brenda të dalë zemra e kuqe prej luleshtrydhe.