Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 10:00, në afërsi të ish-repartit Ushtarak, në qytetin e Kavajës.
Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit Mercedes Benz, shtetasi A. L, ka aksidentuar fëmijën, i cili fatkëqësisht ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.