Policia e Kavajës ka zhvilluar operacionin e koduar “Pedonalja” ku si rezultat ka arrestuar në flagrancë shtetasin N.B,,51 vjeç, lindur në Kavajë.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi : 27 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe dy aparate celulare, që i përdorte për të siguruar klientelë dhe një automjet që shpërndante lëndën narkotike.
https://streamable.com/k22ie