Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –

13:10 | 11/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –

Do flasë kur të dojë –

Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror –

Krenarinë tuaj për Kombëtaren dua ta transferoj në fushë –

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se protesta e djeshme ishte një kryengritje paqësore e shqiptarëve.

Sipas tij, protesta e 10 shkurtit do të shënohet në analet e historisë si përpjekje e shqiptarëve për të rikthyer demokracinë dhe dinjitetin.

Berisha tregoi prapaskenat sipas tij të qeverisë që kishte përgatitur një skenar gjakderdhje, prandaj edhe në krye të policisë kishte vendosur Sokol Bizhgën, që Berisha e konsideron një kriminel.

“Rama kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë. Katër prej tyre u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës”, deklaroi kreu i PD gjatë konferencës për shtyp.

“Qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë meritojnë mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, të cilët dje me kryengritjen e tyre paqësore, i zbardhën faqen Shqipërisë, shënuan një kapitull të ri në kryengritjen paqësore të popullit shqiptar kundër narkoregjimit të Edi Ramës.

Pas 20 shkurtit të vitit 1991, 10 shkurti i vitit 2026 do të shënohet në analet e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar dhe njerëzor si ngjarja më e rëndësishme.

Si faqja më e ndritur e kryengritjes paqësore të shqiptarëve për çlirimin nga diktatura autoritare e organizatës kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

Një mirënjohje dhe nderim të pakufishëm atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, që dje me protestën e tyre, kryengritjen e tyre paqësore, rikthyen shpresën, rikthyen besimin e shqiptarëve në triumfin e tyre, në fitoren e tyre mbi narkoshtetin.

Shqipëria është tjetër sot, nuk është më kurrë ajo e një dite më parë.

Dhe kjo është merita e madhe e njerëzve të sakrificës, e njerëzve të idealeve, e njerëzve të gatshëm të përballen për të mbrojtur vlerat më të çmuara të njeriut.

Detyrimi ndaj tyre është i pakufishëm.

Protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi narkoregjimin është e sigurt.

Se Edi Rama është një kufomë politike e pakallur.

Se regjimi i tij kundërmon në Shqipëri dhe në Europë dhe duhet hedhur sa më parë.

Por në qoftë se kjo ishte madhështia e qytetarëve, revoltës së tyre, kryengritjes së tyre paqësore, i shëmtuar, antiligjor ishte reagimi i narkoqeverisë, i organizatës kriminale me në krye Edi Ramën ndaj protestuesve paqësorë. Të tmerruar nga urtia dhe qëndrueshmëria e protestuesve, Edi Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes. Kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh.

Për këtë qëllim ai kishte vënë në komandë, në krye të banditëve me uniformë, kriminelin famëzi Sokol Bizhga, njeriun që dorëzoi tek bandat oficerin e policisë Gjergj Mehmeti që ndodhej në makinë me të. Dhe ky shpëtoi, kurse atë e dogjën të gjallë banditët në rrugën Sarandë-Gjirokastër. Gjergj Mehmeti u tradhtua nga një i pabesë që meriton të gjitha dënimet për tradhtinë e tij. Dhe ky kriminel është sot në pozitat më të larta në policinë e Edi Ramës.

Ky urdhëroi snajperët të qëllojnë katër protestues, të cilët në mënyrë absolute nuk po kryenin asnjë veprim ndaj policëve të rendit. Jo. Ilir Tufi, protestues i vazhdueshëm në protestat tona, po filmonte, në një kohë kur e godasin snajperët në ballë.

Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtën e rasteve vdekjeprurëse. Tjetër, Luan Lleshi i goditur edhe ai pa asnjë motiv. Demë Dollapi, i goditur edhe ai në kokë. Me plagë. Dhe një zonjë. Pra, janë katër protestues të plagosur, të qëlluar tre prej tyre në kokë, me qëllim eliminimin fizik të tyre,” tha Berisha

Të Lidhura

I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –

I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –

nga 27
11:37 | 19/05/2026
0

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar pas zjarrit që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnje, duke kërkuar zbardhjen e...

Do flasë kur të dojë –

Do flasë kur të dojë –

nga 27
11:29 | 19/05/2026
0

Ish drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka qëndruar sot për rreth 30 minuta në SPAK, në zbatim të masës së...

Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror –

Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror –

nga 27
11:01 | 19/05/2026
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka  prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares Kuqezi, Rolando Maran. Në fjalën...

Krenarinë tuaj për Kombëtaren dua ta transferoj në fushë –

Krenarinë tuaj për Kombëtaren dua ta transferoj në fushë –

nga 27
10:49 | 19/05/2026
0

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë deklaratat e para pas zyrtarizimit në krye të ekipit kuqezi,...

Para
Të ruajmë trashëgiminë tonë –

Të ruajmë trashëgiminë tonë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –

I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –

11:37 | 19/05/2026
Do flasë kur të dojë –

Do flasë kur të dojë –

11:29 | 19/05/2026
Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror –

Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror –

11:01 | 19/05/2026
Krenarinë tuaj për Kombëtaren dua ta transferoj në fushë –

Krenarinë tuaj për Kombëtaren dua ta transferoj në fushë –

10:49 | 19/05/2026
Bëmë një pune shumë të mirë! Faleminderit tifozëve, shpirti mos të mungojë kurrë –

Bëmë një pune shumë të mirë! Faleminderit tifozëve, shpirti mos të mungojë kurrë –

10:41 | 19/05/2026

Më Të Lexuarat

  • I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –
  • Do flasë kur të dojë –
  • Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror –
  • Krenarinë tuaj për Kombëtaren dua ta transferoj në fushë –
  • Bëmë një pune shumë të mirë! Faleminderit tifozëve, shpirti mos të mungojë kurrë –
  • Skandali që po mbahet i fshehtë! Kreu i PS, Hodjan Selmani dhe miqtë e tij dhunojnë dy police në Këlcyrë (Emrat) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –
  • Do flasë kur të dojë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com