Ndeshjet e Kategorisë së Parë shqiptare të futbollit për 5 vite do të jepen në RTSH. Lajmi është bërë i ditur nga vetëm Presidenti i Federatës Shqiptare. Duka në një postim në rrjetet sociale ka informuar se është lidhur një kontratë 5-vjeçare me Drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi.
“Sëbashku me Drejtorin e RTSH z.Thoma Gëllçi nënshkruam një kontratë 5-vjeçare për transmetimin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë,” shkruan Duka.