Dhoma e Këshillit të Brukselit vendosi të enjten në mbrëmje të mbajë në paraburgim Eva Kailin, Pier Antonio Panzerin dhe Marc Tarabella.
Të tre janë paditur dhe janë vendosur nën urdhër arresti në hetimin për akte të dyshuara korrupsioni brenda Parlamentit Evropian.
Rasti Katargate
Rasti Katargate në Bruksel ka trazuar shumë ujëra në Belgjikë dhe në nivel evropian. Blerja e influencës nga Maroku dhe Katari duke dhënë ryshfet te politikanë të lartë evropianë ka sjellë nisjen e njërit ndër hetimeve më të mëdha për korrupsionin në BE për gati një çerek shekulli. Katër të dyshuar janë arrestuar me akuzën për “pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”.
Zyrtarja më e lartë që ka rënë në prangat e policisë është eurodeputetja greke Eva Kaili, ish- zvpresidente e Parlamentit Evropian, e cila do të qëndrojë në burg për të paktën një muaj tjetër. Belgët kanë çelur një hetim për rastin, por sipas ministrit i takon Parlamentit Evropian të organizojë mekanizma më të mirë kontrolli në lidhje me anëtarët e Parlamentit Evropian dhe gjithashtu të bëjë më shumë transparencë në procesin e tij vendimmarrës.