Katania mbyll dosjen “Habilaj” Tahiri s’është mes të hetuarve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Katania mbyll dosjen “Habilaj” Tahiri s’është mes të hetuarve

09:25 | 18/12/2017
në Shqiperi
0

Prokuroria e Catanias ka mbyllur hetimet për sa i përket dosjes “Habilaj”, ndërkohë që sipas medieve italiane, emri i ish- ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri nuk është mes emrave të personave në hetim.

Meridionews.it raporton se lista e autorëve të dyshuar në dokumentin përfundimtar te hetimeve të Prokurorisë së Katanias përbëhet nga 15 persona, ku më i njohuri në atë listë është Moisi Habilaj. Sipas të njëjtës media, Habilaj është më i njohuri jo vetëm për shkak të akuzës si kreu i organizatës, por edhe për shkak se ai është kushëriri i ish- ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri.

Meridionews.it, raporton se të vetmit shqiptarë që janë pjesë e hetimeve përfundimtare, përveç Moisi Habilajt janë edhe  Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, ku Sulaj ndodhet në burgun e Piazza Lanza, ndërsa Minaj do të presë evoluimin e çështjes gjyqësore.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në listën e 15 emrave nukpërmendet Florian Habilaj, Sabaudin Çelaj, Armando Sulaj dhe Nezar Seiti sejane ende ne kerkim. Keto 15 te pandehur tani do te dalin para gjykates se Katanias.

Vendimi i Prokurorise se vendit fqinj pergenjeshtron “scoop”-et e ndryshme  qe ditet e fundit jane prodhuar ne studio televizive nga disa gazetare “investigative” sipas te cileve pikerisht Prokuroria e Katanias qe po heton çeshtjen Habilaj, kishte perfshire ne hetime dhe ish ministrin e brendshem Saimir Tahiri.

Emri i Saimir Tahirit doli në skenë, pas publikimit të disa përgjimeve të realizuara nga Prokuroria e Katanias, ku sipas dokumenteve të publikuara edhe në mediat shqiptare, Habilajt dhe anëtarët e tjerë të grupit përmendnin emrin Saimir ose shefi i madh.

Pozita e ish-ministrit të Brendshëm, ashtu sikurse citon edhe Meridio news rëndohej pas denoncimit të ish-efektivit Dritan Zagani, se Tahiri u kishte shitur Habilajve makinën e tij. Tahiri në fakt e pranoi një fakt të tillë, por deklaroi se i kishte kushërinj të largët dhe se nuk kishte dijeni për aktivitetin e tyre.

Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për t’iu bllokuar pasaportën Saimir Tahiri, duke i ndaluar në këtë mënyrë të drejtën për të dalë jashtë vendit.

Gjithashtu në bazë të dosjes “Habilaj”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 3 urdhëra arresti për zyrtarë të lartë të policisë.

http://shqiptarja.com/home/1/katania-mbyll-dosjen-habilaj-tahiri-s–39–sht–mes-t–hetuarve—459448.html?pos_2

Etiketa: dosja HabilajGjykata e Krimeve te RendaProkuroria e CataniasSaimir Tahiri

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Protesta, PD mbledh grupin parlamentar

Protesta, PD mbledh grupin parlamentar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com