Gazetari Kastriot Myftaraj humbi jetën pasi u hodh nga kati i katërt i pallatit.
Siç informon dhe policia, ngjarja ndodhi sot në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastriot Myftaraj, 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, ishte nëna e gazetarit, me të cilën ai jetonte, që konfirmoi ngjarjen tragjike dhe siç duket ka parë kur 60-vjeçari ka kryer aktin e rëndë.