Kastrati thithi Thesarin e Shtetit, kryeson listën e përfituesve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kastrati thithi Thesarin e Shtetit, kryeson listën e përfituesve –

17:51 | 14/03/2023
në Uncategorized
0

Kompania “Kastrati shpk” zë vendin e parë nga bizneset që kanë thithur transferta nga Thesari i Shtetit gjatë vitit 2022 për furnizimet dhe shërbimet. Sipas të dhënave të Open Data Albania, na rezulton e theksuar rritja e vitit 2022 për shoqërinë “Kastrati shpk”. Kjo shoqëri në 2019 – 2021 ka shënuar transaksione mesatare vjetore prej 1,82 miliardë lekë ndërsa në 2022, arkëtoi 135% më shumë se mesatarja, konkretisht arkëtime në vlerën afro 4.3 miliardë lekë.

Kjo rritje tregon hapur se sa shumë ka përfituar biznesmeni Shefqet Kastrati nga vendimet e Bordit të Transparencës çmimet e tregtimit të karburanteve.

“Kastrati sh.p.k.” renditet i dyti përsa i takon vlerës së përfituar nga thesari në vitin 2022, me vlerë total transaksionesh 4.27 miliardë lekë. Është themeluar në vitin 1995 me objekt veprimtarie import eksportin dhe tregtinë kryesisht të karburantit dhe vajit. “Kastrati shpk” ka përfituar para nga buxheti i shtetit si furnitor i karburantit dhe vajit për institucionet publike apo për subvencion mbi karburantin dhe vajin për fermerët. E dyta në renditje, kjo shoqëri është furnitor mallrash dhe jo operator i angazhuar në Vepra dhe Investime Publike çka është tipike për vlera të larta buxhetore. Këtu nuk futen ato transferta që i janë bërë kompanisë Kastrati Aviation Holding në kuadër të koncesionit të Aeroportit të Rinasit.

Ndërtuesit dhe koncesionarët

Nga përfituesit e punëve publike, bizneso që ka më shumë transferta përmes Thesarit të Shtetit në dymbëdhjetë muajt e vitit 2022 është Shoqëria e Thjeshtë Intekar – ASL, zbatuese e projektin “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum – Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë). Kjo shoqëri me pronësi turke, ka përfituar nga buxheti i shtetit 5.88 miliardë lekë gjatë 2022. Vlera totale e ndërtimit të Tunelit Llogara pa TVSH është 17.03 miliard lekë.

G.P.G. Company renditet e treta me 3 miliardë lekë të përfituara nga Thesari, e themeluar në 1996 kompania është kontraktor publik për kryerjen e punëve publike kryesisht infrastrukturë rrugore.

Shoqëria që renditet në vendin e katërt përsa i takon pagesave nga thesari i shtetit është “Gjoka 87”, me 2.94 miliardë lekë të përfituara nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2022. “Gjoka 87” është një shoqëri koncesionare e themeluar për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit, projekt i fituar nga kompania mëmë  Gjoka Konstruksion në 2017. Projekti ka vlerë financimi buxhetor shtrirë në vite mbi 30 miliardë leke, dhe pritet shtesë e fondeve buxhetore për shkak të problematikave në ndërtimin e tunelit.

“Salillari” është operatori ekonomik që mbyll listën me 5 përfituesit më të mëdhenj nga Thesari i Shtetit për vitin 2022, me vlerë të arkëtuar 2.58 miliardë lekë. Salillari është themeluar në vitin 1994 dhe është zotërues i 6 shoqërive, ku ndër to 3 janë koncesione. Kompaia e tij shquhet për punime të dobëta dhe për abuzim me lejet e ndërtimit.

“Fusha” renditet kompania e 6-të më e madhe përfituese e thesarit të shtetit për vitin 2022, me vlerë 2.17 miliardë lekë. Kjo kompani ka një portofol punësh në rikualifikime urbane dhe së fundmi edhe në rrugë koncesionare. Në katër vite drejtpërdrejtë nga Thesari i Shtetit Fusha shpk ka arkëtuar 9.12 miliard lekë.

Në renditje i shtati për vlerë më të lartë transaksione thesari gjatë vitit 2022 është shoqëria që zotëron marrëveshjen Partneritet Publik Privat për Financim, ngritje dhe operimi i shërbimit të skanimit të kontenierëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë. Përmes Raiffeisen Bank në favor të kësaj kontrate gjatë vitit 2022 janë bërë pagesa me vlerë 2 miliardë lekë. Në Shqipëri kontrata e njohur si Rapiscan zbatohet nga S2 Albania, kjo sipas marrëveshjen PPP Partneritet Publik Privat për Financim, ngritje dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë e ndryshuar.

Gjikuria është operatori ekonomik që mbyll renditjen e 10 kompanive që kanë përfituar më shumë vlerë thesari i shtetit në vitin 2022. Shuma e përfituar nga Buxheti i shtetit nga kjo kompani është 1.61 miliardë lekë. Gjikuria është themeluar në vitin 1995 dhe paratë publike të përfituara janë për punë publike të realizuara ose në proces.

Teknologjia e informacionit

Infosoft Systems është operatori i tetë ekonomik sipas vlerës transaksione thesari viti 2022, përkatësisht me 1.83 miliard lekë. Kjo kompani është themeluar në vitin 1995. Transaksionet e përfituara nga kjo kompani lidhen me mirëmbajtjen e sistemeve kompjuterike, si dhe me investimet për shtimin e pajisjeve kompjuterike dhe softëare. Është rasti i dytë për vitin që në listën e përfituesve me të mëdhenj, pozicionohet një kompani ofruese mallrash dhe jo Implementuese e Veprave Publike (pas Kastratit).

Rimbursimet e TVSH-së

Në vendin e nëntë në renditje të kompanive përfituese të mëdha të vlera thesari 2022 është Kurum International sh.a. me transaksione 1.62 miliard lekë. Kurum është një shoqëri aksionare e huaj me origjinë kapitali turk e themeluar në vitin 1998. E gjithë shuma e transaksione thesari për këtë shoqëri lidhet me rimburisimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Kompania që ka përfituar më shumë vlera nga thesari, në katër vjeçarin 2019-2022 është Trans Adriatic Pipeline Ag Albania, kompania që zbaton projektin e gazësjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP). Edhe pse kjo kompani nuk shfaqet si përfituese gjatë 2022, qëndron e para në renditje për katërvjeçarin. Kjo kompani ka përfituar gjatë katër viteve 15 miliardë lekë si rimbursim tatim mbi vlerën e shtuar si zbatuese e Projektit Gazsjellës TAP.

Renditja e përfituesve nga Thesari gjatë viteve 2019 – 2022

Pas Kastratit, sa i përket rritjes gjatë 2022 kundrejt mesatares vjetore të trevjeçarit pararendës na rezultojnë “Geci shpk”, Infosoft Systems; G.P.G dhe “Ante Group”.

“Gjoka 87” renditet e dyta për vlerë më të lartë pagesash nga thesari katër vjetari 2019-2022 me arkëtime 12.4 miliardë lekë.

Përgjatë viteve kemi edhe lëvizje të kompanive në renditjen e 30 më të mëdhave si përfituese nga thesari i shtetit. Kompani që kanë hyrë për herë të parë në 4 vite (2019-2022) në listën e 30 kompanive më të mëdha përfituese nga buxheti i shtetit janë: Shoqëri e Thjeshtë Intekar – ASL; Kurum international sh.a; Alb-Building; Advance Business Solutions – abs; Military System Supply; Geci; Alko Impex Construction; Bami; Ulza; dhe Nova Construction 2012. Rikthim në këtë listë pas mungesës në vitin 2021 ka pasur kompania D&E.

Pjesa dërrmuese e këtyre kompanive janë kliente të favorizuara të pushtetit për mes tenderëve të manipuluar dhe të denoncuar.

Përshtypje të bën që njëra prej kompanive ka bërë bingo vetëm me një kontratë. Military System Supply është përfituese e kontratës me OSHEE për uniformat e punonjësve me vlerë 1.9 miliard lekë.

Kompani që kanë qenë ndër 30-të përfitueset më të mëdha nga thesari i shtetit për vitin 2021 por që nuk rezultojnë në vitin 2022, janë Trans Adriatic Pipeline Ag Albania; Marsi&Al; Bankers Petroleum Albania ltd; Alb–Star; Cobial; Evita; Smartmatic Albania; R&T; Pe-vla–ku; Gts-Gazra Teknike Shqiptare; dhe Be-is sh.p.k.

Gijotina.com/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Do përdoret uji i detit –

Do përdoret uji i detit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com