Policia kufitare e Kapshticës ka sekuestruar 26 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga poseduesi i saj.
Bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Idris Mani, banues në Shkodër.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetit tip “Benz ML” u gjetën dhe sekuestruan 5 pako me peshë 26,3 KG lëndë e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Nga verifikimet e kryera lënda narkotike do të transportohej në drejtim të Greqisë. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale trafik i lëndëve narkotike.