Policia Kufitare e Kapshticës ka vënë në pranga dy shtetas, pasi në kamionin me të cilin ata udhëtonin evidentuan 92 kg kanabis sativa. Të arrestuarit janë 51-vjeçari Artur Yzeiri, banues në fshatin Ravonik dhe 55-vjeçari Astrit Haxhi, banues në Korçë.
Gjatë kontrollit të detajuar me qen antidrogë, të mjetit tip kamion i markës “Scania” me targa AA630 KO, u zbulua se lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e serbatorit të mjetit.
Në përfundim të kontrollit u evidentuan 18 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 92 kg. Pakot kishin brenda kanabis, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.