Kapitali vendas ruan kryesimin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kapitali vendas ruan kryesimin –

13:43 | 03/02/2023
në Uncategorized
0

Kapitali vendas ruajti peshën më të madhe në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës gjatë vitit të kaluar, por me një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2021.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) treguan se kompanitë me kapital shqiptar mbanin 51.4% të tregut sipas primeve të shkruara bruto për vitin 2022, nga afërsisht 51.6% që zotëronin për vitin 2021. Paralelisht, kompanitë me kapital të huaj shënuan rritje të pjesës së tyre të tregut nga 48.4% në 48.6%.

Prej vitesh tashmë tregu shqiptar i sigurimeve është i ndarë mes kompanive me kapital shqiptar dhe atyre me kapital austriak. Në kompani veprojnë tetë kompani sigurimesh dhe prej afërsisht një dekade nuk shënohen hyrje të reja në treg.

Renditja

Në nivel të kompanive të veçanta, edhe për vitin 2022 tregu i sigurimeve u kryesua nga Sigal Uniqa Group Austria, që shënoi një rritje të pjesës së saj të tregut në 26.8% të primeve të shkruara bruto, nga 25.6% që mbante një vit më parë. Sigal Uniqa Group Austria ishte njëkohësisht edhe kompania me rritjen më të lartë të primeve, me 13.3% krahasuar me një vit më parë, për një vlerë totale prej 5.16 miliardë lekësh.

Albsig ruajti vendin e dytë në treg edhe për vitin 2022, por pjesa e saj e tregut pësoi rënie në 18.2%, nga 18.7% që kishte qenë një vit më parë.

Eurosig për vitin 2022 mori vendin e tretë ne treg, me 13.5% të primeve të shkruara bruto, nga 13% që zotëronte një vit më parë. Eurosig shënoi rritjen e dytë më të lartë në treg, me 12.5% më shumë krahasuar me vitin 2021.

Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group vitin e kaluar u rendit e katërta, me 12.5% të primeve të shkruara bruto, nga 13% që mbante një vit më parë.

Ndërsa kompania tjetër e Vienna Insurance Group, Intersig për vitin 2022 mbante 9.4% të tregut, edhe kjo në rënie nga niveli prej 9.8% i vitit 2021. Intersig shënoi një nivel të rritjes së primeve të njëjtë me Sigma Interalbanian, prej 3.7% më shumë krahasuar me vitin 2021.

Më tej renditja vijon me Insig, që është rritur në 7.1%, nga 6.9% që mbante në vitin 2021 dhe Ansig, që ka arritur në 6.6% të tregut, nga 6.4% që mbante një vit më parë.

Atlantik për vitin 2022 ka zbritur në vendin e fundit në treg, me 6% të primeve të shkruara bruto, nga 6.55% që mbante një vit më parë.

Në nivel të grupeve siguruese, renditja për vitin 2022 kryesohet sërish nga Uniqa Group Austria, me 26.8% të primeve të shkruara bruto (25.6% në vitin 2021), e ndjekur nga Vienna Insurance Group, me 21.8% (22.8% në vitin 2021) dhe grupi Eurosig, me 20.6% (19.9% në vitin 2021).

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Plagosja me thika e 40-vjeçarit, arrestohet autori i dytë –

Plagosja me thika e 40-vjeçarit, arrestohet autori i dytë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –

12:04 | 26/12/2025
Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

11:56 | 26/12/2025
Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –

11:42 | 26/12/2025
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut/ Policia kontrolle për numrin dy të qeverisë –

11:38 | 26/12/2025
Dokumenti/ Avioni ‘dhuratë’ i Erdogan për Ramën, faturë 1 miliardë dollarë për shqiptarët –

11:18 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –
  • Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –
  • Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –
  • SPAK kërkon ‘kokën’ e Ballukut/ Policia kontrolle për numrin dy të qeverisë –
  • Dokumenti/ Avioni ‘dhuratë’ i Erdogan për Ramën, faturë 1 miliardë dollarë për shqiptarët –
  • SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së tij (Foto) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –
  • Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com