Një tjetër peshkaqen me përmasa të mëdha është kapur në ujërat shqiptare në afërsi të ishullit të Sazanit.
Sipas peshkatarëve, peshkaqeni peshon plot 200 kg dhe ka gjatësi 3.3 metra.
Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe disa peshkaqenë janë kapur në detet shqiptare duke krijuar panik edhe tek pushuesit.