Policia italiane ka zbuluar një kontejner me drogë në zonën e Livornos.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se të ndaluar në lidhje me këtë janë tre shqiptare dhe janë sekuestruar 53 kilogramë kokainë e ndarë në dhjetëra pako.
Zbulimi i kontejnerit është bërë nga lëvizjet e shumta të vëna re nga uniformat e policisë italiane, të cilët më pas kanë kapur në flagrancë shqiptarët që po shkarkonin pakot që dyshohet se kanë ardhur nga Amerika e Jugut.
Një sasi e tillë kokaine e sekuestruar nëse do të shitej në treg do t’i kishte dhënë krimit të organizuar një shumë mbi 10 milionë euro.
The post Kapen me 53 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Itali appeared first on 27.










