Policia e Malit të Zi ka arrestuar tre shtetas nga Podgorica, të cilët dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis sativa nga Shqipëria drejt Malit të Zi.
Atyre u është sekuestruar në cilësinë e provës materjale e ndarë në katër thasë, një peshë prej 258 kg e dyshuar si kanabis sativa.
Sipas Policisë kufitare malazeze “Në vendin e quajtur Sharove Topole në territor të Komunës së Tuzit janë sekuestruar katër thasë me 258 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, të cilat u gjeten një furgon, e cila pasi është kaluar me anë të mjeteve lundruese përmes Liqenit të Shkodrës, nga Shqipëria drejtë Malit të Zi, me qëllim shpërndarjen e saj në territorin e vendin fqinj.