Kapelo nxit Milanin: Nderoni fanellën – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kapelo nxit Milanin: Nderoni fanellën –

09:19 | 07/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Milani i Fabio Kapelos qëndroi në krye të renditjes për tri vite me radhë: kampion Italie 1992, 1993 dhe 1994. Madje, u përsërit sërish në vitin 1996. Ndërkohë, Milani i Piolit e preku fronin në 2022, megjithëse pas tij bëri një hap prapa, duke e lëshuar atë, ndonëse duke shtuar deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Ndërsa këtë vit e gjen veten të detyruar që të ndjekë që nga fillimi dhe në një distancë të konsiderueshme madje, edhe se nuk është ende ora për t’u dorëzuar në këtë garë të gjatë…

Kapelo, çfarë mund të shtyjë Milanin për të synuar sërish majat?
Fanella që mbajnë veshur është ndër më të lavdishmet dhe të famshmet në botë. Kaq duhet të mjaftojë për t’a shtyrë sa më lart dëshirën për të luftuar dhe për t’a nderuar gjithmonë dhe kudo. Një trajner që drejton Milanin duhet të ketë vetëm këtë në mendje dhe asgjë tjetër. Sigurisht, është e vështirë, por e përsëris që nëse je Milani duhet të provosh edhe të mos dorëzohesh kurrë.

Të rinjtë, Joviçi i rilindur, merkato apo edhe Leao që rikthehet të shënojë, cila prej këtyre arsyeve mund të ndihmojë më shumë?
Po e nis nga të rinjtë, sepse t’u besosh atyre është një akt kurajoje që po nis të shoh më shpesh. T’a bësh te Milani mund të jetë edhe më e vështirë, por të shihje aq shumë të rinj, të gjithë së bashku në ndeshjen e Kupës së Italisë ishte diçka shumë e bukur. Talentet e Milanit treguan se kanë shpirt gare dhe cilësi.

Joviçi ka nisur që të shënojë me vazhdimësi. E prisnit?
Milani zbuloi thjesht atë lojtar që e dinte se kishte blerë në verë. Së fundmi, jo vetëm ka shënuar, por ka luajtur edhe mjaft mirë. Nëse vazhdon me këtë ritëm do të ishte i rëndësishëm për shumë motive, për atë pikësëpari dhe për skuadrën, përveçse për një konkurrencë të shëndetshme me Zhirunë.

Merkato mund t’i sjellë opsione të reja skuadrës. Mendoni se blerjet do të jenë një tjetër shtytje e rëndësishme?
Në fillim duhet parë se çfarë merkatoje do të bëhet. Nëse do të afrohen lojtarë të kompletuar dhe me eksperiencë ndoshta po, përndryshe…

Pastaj Leao… Goli ndaj Kaljarit dhe duartrokitjet e stadiumit mund të jenë një sinjal kthese për portugezin?
Unë do të mbetem gjithmonë një prej sponsorëve të tij. Rafa është një ndër të paktët që ia vlen të shohësh ndeshjet e Serisë A, sepse tregon diçka ndryshe gjithmonë. Goli në kupë i ka shërbyer për të gjetur vetëbesimin. Është normale që prej tij të kërkohet gjithmonë shumë, sepse na kishte mësuar duke kaluar çdo rival që i del përballë… Nuk besoj se papritur mbrojtësit u bënë perfekt. Problemi është vetë Leao, i cili duhet të rigjejë veten dhe goli mund ta ketë ndihmuar.

Mendoni edhe ju se duhet të jetë më tepër prezent në lojën e ekipit?
Sigurisht që edhe Leaos mund t’i kërkohet më shumë, të jetë prezent edhe në fazën mbrojtëse. Ndonëse për një lojtar si ai të driblojë dhe të shënojë është jeta. Mua më intereson më shumë që ai të bëjë atë që i vjen natyrshëm… Mos mendoni se edhe te Milani im, një si Saviçeviçi për shembull e kishte me shumë qejf të shkonte të ndiqte topin po ta humbte…

Do të jetë decizive që të gjendet edhe vazhdimësia e rezultateve…
Dy fitore radhazi mes kupës dhe kampionatit janë pozitive, ndonëse që nga ndeshje me Empolit nevojitet konfirmimi. Vazhdimësia është jetike për të pasur gjithmonë e më shumë vetëbesim e vetëkontroll.

Po atëherë si i bëhet që të ushqesh ëndrrën e një rikuperimi nga kreu?
Le të themi të vërtetën, pikët nga Juvja dhe Interi janë shumë. Por kampionatet nuk është se vendosen në pranverë gjithashtu. Milani duhet të gjejë vazhdimësi dhe të shpresojë që të tjerat t’a humbin atë.

A është e mundur kjo?
Si Interi ashtu sikurse dhe Juventusi janë të ndërtuara për titullin. Interi mund të humbë pak grintë dhe vetëbesim nga ai që ka treguar bindshëm deri tani, duke parë që javë pas jave po bombardohet vetëm me komplimente, duke nisur nga unë i pari. Dhe ndodh që në situata komode nuk është çudi që edhe Interi “të përgjumet” pak. Ndonëse këtë e shoh shumë të vështirë që të ndodhë te Juventusi, sepse Alegri është gjithmonë aty, mbi kokën e të gjithëve për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të goditur fort këdo tenton të përpëlisë sytë. Dhe çfarë është më e bukura, unë prisja ndonjë goditje të fortë në merkato nga ana e Juventusit, por kur shoh se çfarë bagazhi me talente paska pasur, mendoj se s’ka nevojë për asgjë tjetër.

Atëherë një verdikt nga ju: sezoni i Milanit do të jetë pozitiv nëse…
Nëse fiton të paktën një trofe dhe s’ka rëndësi se cilin. Sigurisht që Europa, qoftë edhe Liga e Europës do të ishte më i bukur, pasi mendoj se ndjekja në kampionat e Milanit duhet të bazohet te zona Champions, duke parë se shumë skuadra janë të uritura për këtë objektiv kështu që Milani bën mirë që të jetë i zgjuar dhe të kuptojë se çfarë është i zoti të arrijë dhe çfarë jo.

Read more

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

Të Lidhura

nga 27
11:17 | 20/12/2025
0

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave u shënua këtë të shtunë në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Një mjet...

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

nga 27
11:01 | 20/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku nënë e bir kanë humbur jetën pasditen e djeshme (19 Dhjetor)....

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

nga 27
10:45 | 20/12/2025
0

Një 24-vjeçar është kapur duke transportuar me valixhe një kallashnikov me municion. I riu u kap në afërsi të terminalit të autobusëve në...

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

nga 27
10:31 | 20/12/2025
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilluan sot tryezën e dytë konsultative me...

Para
Zbuloni 7 arsyet pse meshkujt preferojnë të bëjnë dashuri në mëngjes! –

Zbuloni 7 arsyet pse meshkujt preferojnë të bëjnë dashuri në mëngjes! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

11:17 | 20/12/2025
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

11:01 | 20/12/2025
Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

10:45 | 20/12/2025
Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

10:31 | 20/12/2025
Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

10:17 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –
  • Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –
  • Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –
  • Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –
  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –
  • I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –
  • Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com