Kaos absolut në futbollin e shtetit ballkanik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaos absolut në futbollin e shtetit ballkanik

15:33 | 31/03/2023
në Uncategorized
0

Futbolli kosovar është në gjendje kaotike.

Moslicencimi i Federatës së Futbollit nga ana e Ministrisë së Sportit dhe dërgimi në arrest shtëpiak i kryetarit të saj, Agim Ademi, kanë bërë që futbolli në Kosovë të përjetojë kohëra të vështira destabilizimi si në anën financiare, ashtu edhe në anën organizative dhe funksionale.

Klubet tashmë po e pranojnë edhe publikisht se ka filluar t’i kaplojë një krizë shumë e madhe financiare.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në fakt, ato gjithnjë janë përballur me probleme financiare.

Por, moslicencimi i FFK-së nga Ministria e Sportit e ka thelluar në masë të madhe krizën ekonomike të tyre.

Madje, ato po i druhen një kolapsi financiar pasi 31 marsi, afati i fundit i vitit fiskal ka përfunduar, ndërsa FFK mbeti tutje pa u licencuar, me ç’rast klubet do të vazhdojnë të mos përfitojnë nga Ligji i Sponsorizimeve, që është bërë burim kryesor financiar i tyre.

Dhe, sikur nuk mjaftojnë këto. Klubet e Superligës tani po ankohen se nuk i kanë marrë nga Federata e Futbollit paratë që ju takojnë, që kanë prejardhje nga UEFA, respektivisht nga fondi i solidaritetit, nga të drejtat televizive, nga sponsori i Superligës, Albi Mall.

Siç mëson “Gazeta Express”, klubet elitare e kanë marrë veç këstin e parë të të drejtave televizive dhe të sponsorit të ligës.

Ndërkaq, ai i dytë nuk u është ndarë ende, ani pse ka nisur pjesa e dytë e sezonit.

Në të kaluarën, klubeve u ishte ndarë kësti i dytë në muajin shkurt, para fillimit të pjesës pranverore të edicionit.

Klubet janë të shqetësuara për këtë fakt pasi sadopak, me ato para që ju takojnë, do ta mbulonin ndonjë shpenzim/borxh.

Duhet cekur se në muajin janar, klubeve ua kishte ndarë Federata nga 20 mijë euro, por që shtëpia e futbollit kosovar e kryer këtë transaksion pa kurrfarë përshkrimi, pra pa i njoftuar klubet se prej nga e kanë burimin ato para që ua ka dhënë.

Një pjesë e klubeve, këto para i kishin përdorur për të shkuar në përgatitje në Antalya të Turqisë.

“Nuk kemi marrë asgjë, kjo është shqetësuese. Përpos që na humbi sponsorizimi, jemi dëmtuar edhe këtu. Po kryhet cikli i tretë i sezonit dhe nuk e kemi marrë këstin e dytë të të drejtave televizive e as të Albi Mallit. Ne i kemi veshur fanellat e sponsorit, por nuk e kemi ditur as sa para i ka marrë Federata për këtë. Kjo është një gjendje e mjerueshme. Kemi dëgjuar që paratë e fondit të solidaritetit i kanë marrë shtetet e regjionit, por neve klubeve nuk na janë ndarë ende”, ankohet kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka, në një bisedë me “Express”.

“Deri tash, për fat të mirë nuk kam pasur probleme me rrogat. Por, disa klube po shihet që i kanë nga 2-3 rroga borxh dhe marrja e parave që ju takojnë sadopak do ta zbuste borxhin e tyre. Pak muaj më parë FFK-ja kishte thënë se gjatë marsit do t’i ndante nga 70-100 mijë euro, ku përfshihen të drejtat televizive, sponsori, e ndoshta edhe solidariteti, por marsi shkoi dhe nuk kemi marrë asgjë”, shton tutje njëri prej sponsorëve më të vjetët të futbollit kosovar, i cili insiston se si klub, kurrë s’ka marrë para nga fondi i solidaritetit.

E Tahir Batatina, trajner i Llapit, u tregua më i mbyllur sa u përket të hyrave të klubeve nga Federata.

Ai e përmendi vetëm shumën e marrë gjatë dimrit, njëjtë si krejt klubet.

“Nuk e di se unë nuk i mbaj financat. Duhet ta pyesim atë djalin e financave. Herën e fundit kur na ka dhënë para Federata ishte kur ishim në Antalya për përgatitje. Të gjitha klubeve na kanë qit nga 20 mijë euro. Nuk e kam shikuar prej nga është prejardhja, vetëm e di se ka qenë për të gjitha klubet”, u shpreh Batatina për “Express”.

FC Prishtina: Po kemi problem me auditorin, s’po e dimë arsyen e marrjes së 20 mijë eurove, FFK na i qiti pa përshkrim

Të njëjtat halle si krejt klubet të tjera i ka edhe klubi më i madh në vend, Prishtina.

Bardhekaltrit ankohen se FFK-ja s’po ua ndan paratë që ju takojnë, duke e rënduar kështu edhe më shumë gjendjen e këtij klubi, krahas mospasjes mundësi të shfrytëzimit të Ligjit të Sponsorizimit shkaku i moslicencimit të FFK-së në MKRS.

Drejtori gjeneral i klubit, Artan Osmani thotë se prishtinasit kanë rënë në hall të madh pasi s’po e dinë se si t’i arsyetohen auditorit për marrjen e parave të fundit nga Federata.

“Nuk është respektuar afati dhe periudha kur është dashur të na ndahej kësti i dytë. Ne nuk i dimë as shumat që do t’i marrim. Herën e fundit kur kemi marrë para ishte fundi i dhjetorit, 20 mijë euro, por që nuk e dimë arsyen se përse na janë dhënë. Nuk e dimë as çka t’i themi auditorit, i cili e kërkon prejardhjen dhe arsyen e pranimit të të hollave. Kjo nuk ju ndodh as firmave më të vogla”, theksoi Osmani.

“Federata kishte premtuar se do t’i ndihmonte klubet, pasi praktikisht jemi në kolaps. Por, FFK-ja s’po na jep paratë që na takojnë, e lëre më të na ndihmojë. Po hyjmë në muajin e katërt prej kur s’e kemi marrë asnjë cent. Është mëkat që 20 mijë fëmijë që merren me futboll tek ne, të mbesin rrugëve. Është një konfuzion total, nuk po e dimë se çka të presim dhe kur të presim”, vazhdoi Osmani për “Express”.

Ai shpjegoi se në muajin nëntor, kryeqytetasit i kishin marrë paratë që ju takojnë nga UEFA për pjesëmarrje në garat evropiane.

Drita është një tjetër klub që e sheh me shqetësim të madh gjendjen aktuale të futbollit në vend.

Gjilanasit janë të brengosur me faktin se FFK-ja s’po e mban fjalën, duke mos i kryer kështu obligimet ndaj klubeve, të cilat kanë mbetur për gjynah.

“Qe 7 vjet prej se jemi në klub, na janë ndarë paratë në dy këste, ndërsa shuma ndryshon varësisht nga sponsori. Në gusht e kemi marrë këstin e parë për të drejtat televizive dhe të sponsorit të Superligës. Ndërsa, pjesa e dytë është dashur të na ndahej pak para fillimit të pjesës së dytë të sezonit, gjë e cila nuk ka ndodhur ende”, deklaroi drejtori gjeneral i Dritës, Feti Murseli për “Express”.

Ai tregon se Drita i ka marrë 20 mijë euro nga Federata më 16 janar, por që nuk i është dhënë kurrfarë përshkrimi i transaksionit, prandaj klubi gjilanas është konfuz rreth këtyre të hyrave.

Sipas tij, edhe pse dy financuesit kryesorë i ka në Dubai, klubin gjilanas e ka penalizuar sadopak moslicencimi i Federatës, e rrjedhimisht edhe gjetja e sponsorëve të rinj, të cilët po hezitojnë të japin para për klube kur e dinë se për momentin nuk do të kenë lehtësime në tatime.

Kohëve të fundit, thuhet se Federata e Futbollit të Kosovës ka pasur probleme edhe me pagesa të tjera, përfshirë këtu edhe ato të pagesës së arbitrave, por që ato janë ekzekutuar këtë javë.

“Gazeta Express” ka provuar ta marrë një shpjegim rreth këtyre situatave financiare nga FFK-ja, por si zakonisht, shtëpia e futbollit lë shumë për të dëshiruar në raport me përgjigje për media. /Gazeta Express/

The post Kaos absolut në futbollin e shtetit ballkanik appeared first on 27.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ervis Pupa rrëfen dramën e jetës: Humba babanë në det

Ervis Pupa rrëfen dramën e jetës: Humba babanë në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com