Kanuni i Lekës apo partive politike? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kanuni i Lekës apo partive politike?

11:39 | 29/03/2016
në Opinion
0

 

Nga: Përparim Spahiu

Para disa kohësh, kur në Shqipëri ziente debati për menaxhimin ndërkufitar të ujërave me fqinjët tanë, isha shprehur në Kuvend se “beteja e njerëzimit për këtë shekull të ri, do të jetë pikërisht ajo për ujin”. Atëherë bëhej fjalë për hidrocentralin e Mavrovës në Maqedoni dhe një projekt tjetër në Greqi, të cilat “gëlltisnin” një pjesë të mirë të Drinit e Vjosës sonë. Por, për fat, bota ka ligje dhe ato funksionojnë njësoj, edhe kur preken interesa të shteteve të vogla, si ky yni. Për devijimin e lumit Radika në Vardar, Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës pranë Këshillit të Europës në Strasburg urdhëroi Shkupin zyrtar të anulonte projektin, ndërsa në Greqi pas ankimimit të 3 bashkive të Epirit, çështja ka shkuar në Këshillin e Shtetit, deri në Gjykatën Supreme Administrative.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por para pak ditësh, shqiptarët u njohën përmes kronikave televizive, për një tjetër “betejë për ujin”, por këtë herë jo ndërkombëtare, por lokale dhe me protagonistë tre fshatra të Dibrës. Në kronikat televizive thuhej fjalë për fjalë se: “Tre fshatra janë në konflikt prej 18 vitesh për ujin e pijshëm dhe ujin vaditës. Fshati Majtar në njësinë administrative Maqellarë në Dibër, është në konflikt me fshatrat Burim dhe Potgocë.

Banorët e fshatit Majtar thonë se uji që del në krye të fshatit të tyre është marrë padrejtësisht nga dy fshatrat e tjerë e për pasojë, fshati Majtar nuk ka as ujë të pijshëm e as ujë vaditës”. Por nuk mbaron me kaq, sepse kronikat shkojnë edhe më larg: “Banorët kërkojnë ndërhyrjen e instancave shtetërore në mënyrë që të zgjidhin konfliktin e të mos shkojnë në ekstrem. Nga ana tjetër, banorët thonë se Bashkia Dibër u ka prerë, në bashkëpunim me Policisë, tubacionet për ujin e pijshëm dhe atë vaditës, gjë që – sipas tyre – i bën të njëanshëm.

Po ashtu, banorët shprehen se në këtë konflikt ka hyrë edhe politika, pasi ata kanë mbështetur LSInë, ndërsa Bashkia, e cila është e socialistëve, është hakmarrë duke ua prerë tubacionet. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave”. Si njëri prej protagonistëve të “betejës” së vërtetë të ujit (me Maqedoninë dhe Greqinë), si shqiptar, politikan dhe deputet i Qarkut të Dibrës, kjo betejë mes tre fshatrave më ka bërë vërtet me turp. Mbrëmë në Maqellarë më thanë se burimi i ujit qenka blerë para 3 shekujsh për mulli dhe se me Kanun askush nuk mund ta prekë atë. Edhe nëse është vërtet kështu, jam i sigurt se në këto 25 vite tranzicion, Kanuni i Lekës u është “përkthyer” banorëve të këtyre tre fshatrave nga të dërguarit e partive politike, secila sipas “Kanunit” të tyre: votave të radhës.

Kur më e lehta do të ishte që të gjithë të furnizohen me ujë, mjafton  që të mos e “turbullojnë” atë me politikë. Por kur ligji bëhet pa ligj, ende në vitin 2016, ka nga ata që besojnë ende në Kanun, pa e ditur se edhe vetë Kodi i Lekë Dukagjinit nuk lë askënd pa ujë: “NENI 286. Uji i burimeve prej malit bashkari u përket shpijave pjestare në atë mal.

Ato kanë të drejtë me hap vi e me përdor për arët e livadhet e veta, për mullijt e vanicat”, ose “NENI 340. Vija e mullinit nuk mundet me tha vinë e ujitjes. Mullini i verës e ka vendin në vi të ujitjes, po pa dam të saj. Vija e mullinit si vija e ujitjes ndreqet bashkarisht prej rendtarëve.

Rrall herë me ndodh e me prish kush deshtas vinë e mullinit e me e da ujin për inat a ngatërresë, fajtori ka detyrë me la damin e gjobën. Gjoba merret katundisht”…Hera e parë që kam më tepër respekt për Kanunin sesa për Ligjin (atë që është zbatuar deri tani).

 

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Format fantastike të Maria Sharapovas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com