Mesfushori francez N’Golo Kante duket gjithnjë e më shumë larg planeve të trajnerit të Chelseat, Graham Potter , megjithatë ka një shpresë, të vogël, që ai të qëndrojë në Stamford Bridge. Mesfushori francez ka refuzuar propozimin e fundit për rinovimit e kontratës me dy vjet.
Kante, në fakt, dëshiron të largohet nga Premier League dhe po pret që Barcelona të lëvize për t’i ofruar një kontratë që plotëson pretendimet e tij. Përfaqësuesit ligjorë të mesfushorit kanë qenë duke negociuar me blutë e Londrës pavarësisht se futbollisti gjatë gjithë sezonit ka qënë i penalizuar nga dëmtimet muskulore.
Si klubi ashtu edhe futbollisti e kanë të qartë se pas rikuperimit të plotë francezi mund të kthehet ai që i ka ofruar Chelseat performancën më të mirë në vitet e fundit. Pavarësisht gjithçkaje, propozimi i Chelseat nuk ka qenë plotësisht i kënaqshëm dhe ata janë të hapur për të dëgjuar ofertat.
Blaugranat, iu afruan Kantesë disa muaj më parë. Duke qenë në fund të kontratës, mesfushori u konsiderua një nënshkrim potencialisht interesant. Drejtuesit e Barcelonës nuk kanë arritur konsensus total me lojtarin, megjithatë ai ende shihet si përforcim i vlefshëm, sigurisht nëse është fizikisht në njëqind për qind. Barça e ka të qartë se Kante kërkon tri vite të garantuara në kontratë.