Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një 56 vjeçar pasi kanosi një shtetas për arsye pronësie.
Mësohet se shtetasit Sh.Q.,banues në Krujë i është sekuestruar një armë zjarri pushkë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka kanosur duke qëlluar në ajër me armë zjarri në ajër shtetasin L.P.,51 vjeç, banues në Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë dhe një kuti me 1000 fishekë luftarakë.