Ndër “asetet” që ka i shumëkërkuarit në Shqipëri, Ervis Martinaj, është edhe ky është luani. Sipas gazetarit Artan Hoxha, luani në këtë foto ka qenë 2 muajsh, i cili ka publikuar edhe fotografinë, duke shtuar se tashmë është 10 muajsh.
Ditën e djeshme në emisionin “Opinion” u tha se kanë qenë të shumtë personazhet publikë të showbizit që kanë shkuar në Fushë- Kuqe për të realizuar foto me luanin e Martinajt, duke i postuar më pas në Instagram.
Sipas Hoxhës, mesazhi i parafundit para se të zhdukej Martinaj në 9 gusht është në orën 17:00 ku ai është interesuar nëse i kanë hedhur ushqim luanit.