Kandidatja e PD-së për bashkinë e Korçës, Ledina Aliolli, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të jepte dorëheqje. Duke folur nga podiumi i protestës ajo u shpreh se një kryeministër që i dalin faktet sheshit duhej të ishte larguar me kohë. Sipas saj tashmë faktet e publikuara e implikojnë kryeministrin.
“Qytetarë dhe demokratë të nderuar, nga e gjithë Shqipëria. I gjithë kombi gjendet sot, këtu në këtë shesh. Krenari, dinjitet dhe shpresë i jepni sot gjithë Shqipërisë. Qindra mijëra shqiptarë kanë ikur nga atdheu, por për ta shpëtuar do jemi gjithnjë e më shumë në këtë shesh. Asgjë nuk e ndal më revoltën popullore për të rrëzuar klikën më antishqiptare që ka qeverisur vendin pas diktaturës komuniste.
10 vite monizëm i Rilindjes së Ramës do të hyjë në histori për ideologjinë e toksikimit të vendit me drogë, e shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi, për të gjithë Europën dhe më gjerë, me trafiqet e çdo lloji.
E pushtetit me zyrtarë të dënuar brenda dhe jashtë Shqipërisë që nuk kanë fre në grabitjen deri te qindarka e fundit e shqiptarëve; E pushtetit që po shpopullon vendin; E ikjes së të rinjve dhe krahut të punës në Azil; e mjerimit ekonomik deri në mbijetesë për mbi 500 mijë shqiptarë; Rilindja, që nuk ka as edhe më minimumin e prestigjit të etërve të kombit që u ka huazuar emrin, po e shndërron vendin në një monizëm të frikshëm të përqëndrimit të pushteteve dhe kontrollit të institucioneve nga ushtria e patronazhistëve dhe aktivistëve”, u shpreh ajo. Duke iu kërkuar qytetarëve të mos pranojnë më nënshtrimin.
Aldo Bumçi: Rama kërkon të “vrasë” opozitën, kërcënon qytetarët