Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Ibrahim Sako e ka refuzuar në mënyrën më të pazakontë mandatin e deputetit.
Nëpërmjet një video të shpërndarë në Facebook, Ibrahim Sako i ka vënë flakën ftesës së KQZ-së për të marrë mandatin e deputetit.
Postimi i plotë
Pas kërkesës nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për marrjen e mandatit të deputetit, vendosa që zyrtarisht të mos e pranoj atë me qëllimin për të qenë një me qytetarët dhe krahë tyre në çdo protestë!
Interesi qytetar prevalon mbi interesat personale!
Në politikë për ndryshim dhe zhvillim dhe jo për karrige dhe ofiqe!
(s.a/faxweb.al)