Kandidate për kryetare PD? Rudina Hajdari: Ata që e ndjejnë veten në… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kandidate për kryetare PD? Rudina Hajdari: Ata që e ndjejnë veten në…

18:35 | 22/04/2022
në Shqiperi
0

Rudina Hajdari është rikthyer në politikën aktive dhe është angazhuar në procesin e vështirë për ringritjen e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Top Talk”, Hajdari u shpreh se do të ndjekë të gjitha organizimet në PD dhe do të marrë pjesë në takimet me demokratët për të kuptuar nga afër si mund të zgjidhet kriza në partinë më të madhe opozitare.

Tashmë ajo mban një qëndrim ndryshe dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit më herët ka hedhur akuza të forta.

Sipas saj, përpjekjet e Berishës për të ribashkuar të djathtën dhe për t’u rikthyer në krye të PD-së, ajo u shpreh se “parimisht është diçka e drejtë, por të shohim sa do të funksionojë”.

“Kam qenë nga ata që kam qenë kundër zotit Berisha, kam folur kundër tij në Parlament, kam kundërshtuar djegien e mandateve. Dhe për këtë kam qenë shumë e qartë, që do të jem gjithmonë parimore dhe kështu do vazhdoj të jem”.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ai që mendon që pas 6 marsit, Berisha nuk është faktor brenda Partisë Demokratike, gabon, shprehet Hajdari.

“Duhet të kuptojmë që ai ka një rol, mbështetet dhe vazhdon të mbështetet. Çështja është si ta akomodojmë ne brenda grupit dhe ta pjesë të punës për ringritjen e Partisë Demokratike, ky është synimi kryesor. Duhet të pranojmë që është faktor brenda Partisë Demokratike, por anëtarësia, demokratët, për momentin duhet të kuptojnë që mbështetja ndaj Berishës ishte pas disfatës së Bashës. E mbështetën Berishën se ishin të zhgënjyer. Por tani duhet të shkojmë përtej kësaj, duhet të shohim si të rikthehemi në pushtet. Duhet të apelojmë edhe përtej anëtarësisë, edhe përtej demokratëve, te elektorati gri, por dhe te socialistët e zhgënjyer që janë larguar nga Edi Rama”.

Hajdari tregon se do të marrë pjesë në kuvendin e 30 prillit, të thirrur nga Berisha.

“Jam dakord dhe do të marr pjesë në kuvendin e 30 prillit, të Kongresit të Partisë Demokratike. Do jem pjesë dhe do të kërkoj të flas.
Nëse ka një kongres tjetër do të shkoj dhe tek ai. Unë do të jem aty ku janë demokratët, do të flas dhe do të komunikoj me ta. Nuk kam ardhur këtu për të bërë tifozin e zotit Berisha apo zotit Basha. Kam ardhur të bëj kontributin tim, nuk pretendoj të bëj mrekulli”.

Por, a do të kandidojë Rudina Hajdari për të marrë drejtimin e PD-së?

Nuk e aspiroj një gjë të tillë, përgjigjet ajo, ndërsa shton se përveç Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ka njerëz të tjerë që mund ta drejtojnë Partinë Demokratike.

“Mendoj që po. Ata që e ndjejnë veten në lartësinë e duhur për të qenë kryetar nesër, duhet ta shprehin këtë dëshirë dhe të shpalosin platformat e tyre. Kur të dëgjoj se çfarë kanë për të bërë, do mbështes atë që mendoj është më e drejtë”.

Etiketa: Rudina Hajdar

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Kërkesa për komisione online/ Tabaku: Shkresën e solli zv/ministrja, militante e PS. Të zhvillohen në salla më të mëdha (Film)

Tabaku i përgjigjet Ramës: Bashkia Tiranë ble 200 mijë euro ujë në vit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

ezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet –

ezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet –

23:10 | 24/05/2026
Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë –

Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë –

21:48 | 24/05/2026
Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania” –

Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania” –

21:08 | 24/05/2026
Dënojmë me forcë sulmin rus! –

Dënojmë me forcë sulmin rus! –

21:00 | 24/05/2026
Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA –

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA –

20:40 | 24/05/2026

Më Të Lexuarat

  • ezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet –
  • Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë –
  • Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania” –
  • Dënojmë me forcë sulmin rus! –
  • Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA –
  • Elbasani udhëheq në pjesën e parë me 3 gola, Dinamo merr karton të kuq –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet –
  • Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com