Kanceri dhe e ardhmja e një kure kundër ti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kanceri dhe e ardhmja e një kure kundër ti

20:54 | 19/08/2016
në Uncategorized
0

Kanceri ka qenë një hije e frikshme gjatë gjithë ekzistencës së njerëzimit. Në shumë vende të botës kanceri po shndërrohet në sëmundjen me ritmet më të larta të vdekshmërisë.

Ndërsa zyrarët e shëndetit publik u bien këmbanave të alarmit për koston njerëzore e financiare në rritje të kësaj sëmundjeje, studiuesit janë optimistë se avancimet shkencore po çojnë gradualisht drejt një kure. Në pjesën e parë të një cikli për studimet mbi kancerin, studiuesit në Universitetin Johns Hopkins flasin për të ardhmen e përpjekjeve për të luftuar dhe kuruar plotësisht kancerin.

Prej shekujsh diagnostikimi me kancer ishte ogur i një vdekjeje të parakohëshme për pacientin. Por prognoza ka ndryshuar. Sot pacientët jetojnë më gjatë se kurrë dhe në shumë raste i kthehen një jete normale, pas shërimi të plotë nga kanceri.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Dr. William Nelson, drejtor i Qendrës Kërkimore për Kancerin pranë Universitetit Johns Hopkins, thotë se kurimi i kancerit nuk është më utopi:

“E ardhmja e trajtimit të kancerit është jashtëzakonisht e shkëlqyer. Mendoj se terapitë që kemi zhvilluar prej mbi 50 vjetësh kanë filluar të japin rezultat dhe shoh mundësi të pafundme në avancimet që mund të arrijmë në të ardhmen”.

Teknologjia moderne ka ofruar një njohje shumë më të thellë të kancerit nga pikëpamja biologjike dhe patologjike. Dr. Elizabeth Platz është epidemiologe në Qendrën Kërkimore mbi kancerin Sidney Kimmel në Universitetin Johns Hopkins. Ajo thotë se studimet gjenetike kanë zbërthyer të fshehtat e sëmundjes dhe kanë hapur pista për parandalimin, kurimin dhe shërimin e kancerit:

“Tani jemi në një etapë të re. E kuptojmë gjenomin shumë më mirë. Vazhdimisht dalin zbulime të reja mbi elementë specifikë në përbërjen gjenetike që lidhen me rrezikun nga kanceri,” thotë Dr. Platz.

Kura kundër kancerit nuk do të jetë një ilaç i vetëm, por një kombinim terapish e praktikash për parandalimin, diagnostikimin e hershëm, trajtimin dhe përfundimisht kurimin e sëmundjes. Një armatë onkologësh, epidemiologësh, imunologësh e specialistësh të fushave të tjera analizojnë patologjinë e llojeve të ndryshme të kancerit, ku fshehen edhe misteret e kurave për të ardhmen:

“Kancerat, siç e kemi ditur prej kohësh, janë defekte që shfaqen në gjenet e pacientit. Gjenet janë elementët përbërës të qelizave dhe të gjithë indeve të trupit; kur gjenet kanë defekte, qelizat kanceroze shtohen; ato përhapen në pjesë të trupit ku nuk duhet të jenë në një masë të tillë që përbën kërcënim për jetën. Megjithëse e dinim këtë fakt prej kohësh, vetëm gjatë 10 vjetëve të fundit kemi arritur të përdorim teknologjinë për të identifikuar të gjitha gjenet defektoze për një kancer të caktuar dhe ta përdorim këtë informacion për të përgatitur një regjim mjekësor për të kuruar atë pacient të caktuar,” thotë Dr. Nelson.

Kjo epokë e re në luftën kundër kancerit është ende larg realitetit për shumë njerëz në botë. Teknologjia diagnostikuese është e kushtueshme dhe shpesh e padisponueshme në shumë vende në zhvillim. Kurat dhe mjekimet janë në shumë raste në fazën eksperimentale dhe do të duhen vite që të futen në zbatim të gjerë. Për momentin kanceri mbetet një sfidë serioze e shëndetit publik, që shkakton mbi 8 milionë vdekje në vit në shkallë globale.

Por studiuesit janë optimistë se njerëzimi do ta fitojë një ditë betejën me kancerin. Nuk është larg dita, thotë doktori, kur mjekësia do të arrijë të kurojë të gjitha llojet e kancerit tek të gjithë pacientët.

/zeriamerikes.com/

Etiketa: kancerikura per kancerinsemundje vdekjepruresesi te luftojme kancerin

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Hija e Lasgushit mbi Poradec dhe burrat që i mungojnë dëshpërimisht Shqipërisë

Hija e Lasgushit mbi Poradec dhe burrat që i mungojnë dëshpërimisht Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj –

09:40 | 15/12/2025
Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –

09:36 | 15/12/2025
Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë –

Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë –

09:34 | 15/12/2025
50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –

50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –

09:20 | 15/12/2025
Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –

Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –

08:46 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj –
  • Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –
  • Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë –
  • 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –
  • Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –
  • Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj –
  • Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com