Kanadaja shënoi përvjetorin e saj të 150 si shtet, ndërsa me mijëra njerëz janë mbledhur në një kryqëzim në qytetin kanadez Uinipeg për të krijuar gjethen më të madhe të panjës, simbolin e vendit.
Në festimet që po mbahen në këtë përvjetor, mori pjesë edhe princi Charles, i cili së bashku me bashkëshorten Kamila, ishin të pranishëm në Ceremoninë e organizuar në qendrën kombëtare të arteve, ku u përshëndet me mijëra njerëz që kishin dalë në rrugë.
Rreth 500 mijë vetë u mblodhën në Ottava, për festimet, mes të cilave një koncert i madh para parlamentit kombëtar, që do të shoqërohet nga akrobaci, fishekzjarrë dhe muzikë.