Një pilote femër ka bërë një ulje emergjente në një autostradë kanadeze.
Sipas mediave të huaja, pak para se të arrinte në aeroport, pilotja ka njoftuar kullën e kontrollit duke kërkuar një ulje emergjente, pasi që kishte kuptuar se kishte probleme me pompën e karburantit.
Falë shkathtësive të saj, të gjashtë pasagjerët në bordin e Piper PA-31 Navajo mbijetuan pa u lënduar pas uljes emergjente në një rrugë me tre korsi në Calgary.
Kanë qenë pamjet e marra nga një kamerë e sigurisë në një shitore të makinave, aty afër, ato që tregojnë se si aeroplani po lëshohej në rrugë, në orën 6 të mëngjesit të së mërkurës – derisa veturat po ecnin shumë pranë tij.