Kanabizim i shoqërisë apo kriminalizim i ekonomisë?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kanabizim i shoqërisë apo kriminalizim i ekonomisë?!

14:13 | 12/12/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Ermal Telha*

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri është bërë diskutim i pashmangshëm tashmë në të përditshmen tonë. Flasin mediat pareshtur, flasin organet ligjzbatuese, flasin autoritetet policore ndërkombëtare, flasin gjithashtu ekspertët socialë për studime që faktojnë prezencën e kanabisit në jetën tonë me ritme të shtuara. E pikërisht këtu dua të ndalem më tepër. Pjesa dërrmuese e atyre që flasin, merren me pasojën më shumë sesa me shkakun, merren me statistikat e të prekurve nga trafikimi i kanabisit apo përdorimi i tij, më shumë sesa me “arkitektët” e kësaj dukurie.

Pjesa më tragjike qëndron në shtimin e rasteve të përdorimit të substancave narkotike në shkollat 9-vjeçare e ato të mesme, në atë pjesë përbërëse të shoqërisë që është themeli human mbi të cilin do të ndërtohet e ardhmja. Më shumë adoleshentë që përdorin kanabisin po shtohen çdo vit, më shumë vartës ndaj këtyre lëndëve shkatërruese të individit ende të parritur e për pasojë, një shoqëri në rrezik ekzistencial.

Tranzicioni ynë 26-vjeçar ka arritur të prodhojë më shumë çrregullim sesa rregull, më shumë deformim sesa formim në drejtim të parandalimit të dukurisë kanabis. Qartësisht politika nuk e ka ndaluar zhvillimin e kanabizimit, ose më saktë, nuk ka pasur vullnetin për ta ndaluar asnjëherë. Lazarati dikur, e zona të tjera tani, kanë sfiduar qeverisjet përkatëse në mënyrë direkte, në dritën e diellit, duke dëshmuar pafuqinë apo mosdëshirën e këtyre të fundit për të vepruar.

Kjo ndoshta ngaqë implikimi ka kapur kupolën, ndoshta ngaqë logjistika e krimit është një hap para asaj të shtetit, apo ndoshta ngaqë interesat e disave prevalojnë mbi interesat e gjithë të tjerëve. Cilado qoftë arsyeja, kanabizimi i shoqërisë sot na shqetëson të gjithëve si rrezik potencial për të ardhmen, madje shqetëson edhe ata që artikulojnë tezat e liberalizimit të tij. Këto teza qartësisht argumentin e kanë ekonomik, sepse nuk mund të kenë tjetër argument për t’u mbështetur.

Ekonomia preket direkt nga hyrja në qarkullim e parave të pista, të cilat në një vështrim sipërfaqësor e afatshkurtër të japin përshtypjen e zgjidhjes, por në fakt janë themele të forta të kriminalizimit të saj, i cili do të derivojë në shkatërrimin e familjeve dhe buxheteve familjare të njerëzve të ndershëm. Nuk e di si do të ndiheshin mbështetësit e liberalizimit të kanabisit kur fëmija i tyre të deklaronte hapur në familje përdorimin e lëndëve narkotike që shteti me këmbënguljen e tyre i legalizoi?!

Si do të ndiheshin kur të shihnin shkatërrimin social që mbollën vetë në kurriz të familjes së tyre?! Si do të ndiheshin kur shembujt e konsumuesve të hashashit të lëvizin lirshëm nëpër qytet në të njëjtën kohë kur të pamundurit për të paguar energjinë elektrike dergjen në burgje?! Ekonomia është pjesë shumë e rëndë- sishme e zhvillimit, por nuk mund e nuk duhet vendosur asnjëherë përpara jetës për nga rëndësia. Ne nuk mund të jemi të kënaqur me një shoqëri apo ekonomi ku rezultatet vijnë nëpërmjet kanabizimit.

Një shoqëri e kanabizuar do të sillte deformim të thellë të funksionimit të të përditshmes, me kultivues kanabisi që paguhen më shumë sesa mjekët apo mësuesit, me plantacione kanabisi që do mbivendosen mbi fushat pjellore të Shqipërisë që duhet të rrisin produkte bujqë- sore të shëndetshme, e jo produkte helmuese, me turizëm detar, malor, kulturor, historik, kulinar, e jo me turizëm narkotik. Ekonomia ka nevojë për frymëmarrje investimesh që gjenerojnë punësim e kapitale, jo për stimulim kanabisi që deformon orientimin e ekonomisë.

Legalizimi i tij apo qoftë edhe “lejimi” për të funksionuar si deri më sot, janë një “minë me sahat” për të ardhmen. Ato do të shkaktojnë më pak të interesuar për punë të ndershme dhe më shumë të orientuar drejt trafikut, më pak sipërfaqe të punuara denjësisht dhe më shumë hapësira të shfrytëzuara abuzivisht, më pak qytetarë të mbrojtur prej kanabisit dhe më shumë përdorues të tij, më pak shëndet social dhe më shumë plagë të tilla. Kanabisi në Shqipëri nuk është as punë policie e as punë ushtrie, por punë qytetarie dhe ekonomie. Policia ka 26 vite që është po aty, duke bashkëjetuar me kanabisin e duke e mbrojtur në jo pak raste.

Ushtria nuk nevojitet për aksione të tilla, pasi siç thotë edhe populli, Shteti e kap lepurin me qerre, nëse do. Qytetaria dhe ekonomia janë ato që do zgjidhin këtë deformim të zhvillimit tonë, e para me refuzim të mbështetjes së iniciativave pro kanabizim, dhe e dyta me stimulim të veprimtarive ekonomike në zhvillim të profesionalizmit të individëve, hapësira të favorshme për punësim të ndershëm, investime të huaja e vendase të shtuara dhe pa diskutim, përpjekje të përbashkët të të gjithë aktorëve dhe faktorëve drejt një shoqërie më të mirë, e cila do të sjellë një ekonomi shëndetplotë. Që shoqërinë tonë të mos e marrë lumi, duhet t’i themi njëzëri “Ndal!” kanabizimit të saj, për të shpëtuar në të njëjtën kohë edhe ekonominë nga kriminalizimi.

* Sekretar i Çështjeve Ekonomike, PDIU

/panorama.com.al/

Etiketa: deformimekonomiaErmal Telhakanabizim i shoqërisëkriminalizim i ekonomisëlegalizimishteti e kap lepurin me qerre

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tiranë/ Kapet banda e trafikimit të makinave, merrnin mjete luksoze me qira dhe i shisnin në Serbi (Video)

Tiranë/ Kapet banda e trafikimit të makinave, merrnin mjete luksoze me qira dhe i shisnin në Serbi (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com