Real Madrid padyshim që ka marrë në dorë “sekretin” e rinisë. Me lojtarë si Karim Benzema (35 vjeç), Luka Modric (37 vjeç) apo Toni Kroos (33 vjeç), “Mbretërorët vazhdojnë të shfaqin një nivel stratosferik.
Të martën e kaluar në UEFA Champions League, kapiteni francez i Realit të Madridit dhe fantazisti kroat u zbavitën ndaj Liverpoolit, ndërsa kampioni i botës në 2014-ën pushoi i qetë në stolin e rezervave. Megjithatë, “Antonio”, gur-themeli i sistemit të Carlo Ancelottit me 32 ndeshje në të gjitha garat në La Liga (dy gola, katër asistime) ende nuk ka rinovuar me ekipin e tij.
Një situatë befasuese kur e dimë se kontrata e tij me klubin kryeqytetas mbaron në qershor dhe se ai tashmë mund të angazhohet lirshëm me një skuadër me të cilën do të bashkohej më 1 korrik.
Një situatë që ngjall patjetër interes, sidomos në anën e Premier League, siç raporton ABC Espana. Në të vërtetë, në derën e ish-lojtarit të Bayern Munichut ka pasur një tentativë nga kampionati anglez për të provuar një afrim. Përgjigja ka qenë: “Ose do të vazhdojë me Real Madridin ose do të tërhiqet”.
Për disa muaj, gjermani nuk e ka mohuar kurrë se vetëm një klub mund ta shtyjë atë të vazhdojë. Kjo do të thotë, se vetëm fanellën e bardhë të Real Madridit mund ta tundojë të vazhdojë.