Izmir Smajlaj, kampioni i Europës në kërcim së gjati, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për rastin e Romela Begajt që rezultoi pozitive në testin anti-doping.
Shkodrani indirekt ka kritikuar kampionen e Botës në peshëngritje në stilin e shkëputjes duke thirrje si “stop dopingut” dhe “Po djersës së talentit”.
Një rast tjetër dopingu në sport dhe një tjetër dhimbje për zgjedhjen e gabuar të nje sportisti!
Në emrin tim personal, në emër të pasionit për sportin, të sakrificës së qindra sportistëve shqiptarë që krijuan sistemin e referencës së vlerave më të mira sportive, që arrihen veç me talent, stërvitje të pastër, vullnet, djersë, distancohem nga çdo akt zhgënjyes i përdorimit të substancave për arritjen e suksesit në sport!
Ne sportistët jemi imazh kombëtar!
Ta ruajmë këtë nder e të jemi krenaria e shqipes kudo në botë!
Ta nderojmë emrin e Shqipërisë sonë ta bëjmë krenare me djersën e mundin e gjakun mbi gjunjët tona, me stërvitje të pastër, me Nder e Dinjitet në fytyrë